Kuvendi thërret seancë në orën 14:00, në rend dite zgjedhja e Qeverisë
13 Shtator 2026 |
13:55
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën pritet të votohet për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Seanca do të mbahet në sallën e seancave, duke filluar nga ora 14:00.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në rendin e ditës është vetëm një pikë: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Seanca vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e caktoi Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajme të Sugjeruara
Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Përmes një njoftimi, Haxhiu...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës! Zgjidhen edhe nënkryetarët nga komunitetet
Kuvendi i Kosovës ka vijuar procesin e konstituimit, pavarësisht tërheqjes së PDK-së nga seanca dhe heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares....
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vazhdimit të seancës konstituive. Shala mori 85 vota pro,...
- 13:27 Droni rus godet trenin me pasagjerë që udhëtonte nga Kievi për në Varshavë
- 13:17 Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës
- 12:45 Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë
- 12:33 Ministri Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik për Shqipërinë
- 12:07 Rusia sulmon Ukrainën me 453 dronë
- 11:51 Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë