Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Po e merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet”, mediat: Behgjet Pacolli ka paditur Edi Ramën në Arbitrazh

Shkruar nga Newsbomb
“Po e merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë
Pacolli dhe Rama (Foto arkiv)-Ron Yeffet

Miliarderi shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka marrë të tjera masa sa i përket çështjes së Aeroportit të Vlorës. Siç raporton Kapitali.al, mësohet se biznesmeni ka vendosur ta çojë përplasjen me qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër, duke kërkuar edhe një masë sigurie për pezullimin e procedurës së prishjes së kontratës së koncesionit.

Sipas asaj që kjo media raporton, thuhet se kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po i merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka depozituar në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër, ku kompania kërkon marrjen e një mase sigurie kundër vendimit të qeverisë shqiptare për prishjen e kontratës.

“Po e merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë
Shkrimi i Kapital

Thuhet se avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen me lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe se pas përfundimit të koncesionit qëndron interesi për t’ia kaluar atij Aeroportin e Vlorës.

Mabco ka marrë studion e njohur amerikane Patton Boggs për ta përfaqësuar në përplasjen ligjore me qeverinë shqiptare.

Theksojmë se lidhur me këtë zhvillim të orëve të fundit nuk ka ardhur një reagim nga Pacolli, ndërkohë që nuk dihen as provat mbi të cilat e ka mbështetur Mabco këtë akuzë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese