
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me takimi e kryeministrit Rama me qytetarët në Berat u shoqërua me tensione dhe përplasje të shumta, gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale. Në takim morën pjesë edhe një përfaqësi qytetarësh nga Poliçani, ku gjatë fjalës së mbajtur nga ministri Ervin Demo ata u ngritën për të diskutuar, ndërsa mësohet se kryeministri iu ka ndërprerë fjalën me tone të ashpra. Ndërhyrja e kryeministrit shkaktoi irritim te banorët e Poliçanit dhe te kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, të cilët debatuan ashpër mes tyre.
“Që kur u vendos Reforma Territoriale po nis shpopullimi në Policcabn, çdo ditë kërkojmë kërkesa për shpërngulje. Nëse kryeministri vijon me arrogancë, ne do të shkojmë në Kuvend e do t’i bashkohemi protestës së madhe në Tiranë”, është shprehur një nga këshilltarët.
Në debat me kryeministrin u përfshi edhe aktorja me origjinë nga Poliçani, Egla Ceno, e cila ndan detaje nga takimi.
“Ishim një grup përfaqësues nga Poliçani në Berat për Reformën Territoriale. Poliçani është qytet që shpesh e ka shprehur mendimin e tij nëpërmjet qytetarëve. Në mbledhje ministri Demo hapi takimin dhe u dha fjalën qytetarëve, folën dy prej tyre. Kur kërkuam xhiron e mikrofonit, ndërhyri kryeministri dhe tha nuk jemi këtu të kuptojmë sa mirë jetohet në Poliçan, dhe nisi një fjalim që nuk e di sa zgjati. Askush nuk u lejua në flasë. Pas rreth 20 minutash, kur ai mbaroi, i thash nëse mund të flisnin e të na dëgjonte më tha të dal jashtë. Iu përgjigja që mund të dilja, por u thirrëm sepse na u tha që kryeministri do të na dëgjonte. Nuk pranova të më drejtohej ashtu, por ai u çua në këmbë dhe tha se mbledhja ndërpritej deri në daljen time nga salla. Në këtë moment komuniteti mu bashkua dhe dolëm të gjithë jashtë”, është shprehur ajo.
Pas përplasjeve me Ramën dhe Demon, përfaqësia e ardhur nga Poliçani, së bashku me kryebashkiakun Zotkaj braktisën sallën, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ky i fundit kundërshton zhbërjen e institucionit që drejton që prej vitit 2003.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Shtator15:13
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh se po ja merr aeroportin për t'ia dhënë Ron Yeffetit
Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aeroportin e Vlor&eu...
POLITIKE
13 Shtator13:52
“Qepeni gojën”/ Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate me kryebashkiakun socialist dhe aktoren Egla Ceno
Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat lidhur me Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes tij ...
POLITIKE
13 Shtator12:36
Bardhi: Çdo ditë që kalon pa arrestimin e Belinda Ballukut është në favor të ‘Aleancës së Valamarit’ kundër sundimit të ligjit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pë...
POLITIKE
13 Shtator12:19
Katër universitete të reja, Shkodra në “listën e zezë”? Boçi: Paratë publike nuk janë pronë e Ramës
Deputeti i PD, Luciano Boçi përmes një postimi publik akuzon qeverinë Rama për përjashtimin e Shkodrës dhe Universitetit &l...
POLITIKE
13 Shtator12:08
Blushi: Puç kushtetues me Yeffet, dhjetëra milionë euro para publike për kompanitë private pa kontroll shtetëror
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëherësh deputet i kësaj force politike, Tedi Blushi, ka lëshuar aku...
POLITIKE
13 Shtator10:49
"Së shpejti marrëveshje me rrjetin universitar në Londër"/ Rama: Do të hapim 4 universitete, studimet nisin në 2027-2028
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është drejt një marrëveshjeje me një rrjet universitar në Londër. Duke folur n&eu...
POLITIKE
13 Shtator09:56
Rama ‘nuk iu ndahet’ pagave të gjyqtarëve: E rritën 2000 euro më shumë se kolegët në Greqi dhe 3 mijë më shumë se në Malin e Zi
Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish kundërshtinë e tij në ‘X’, në lidhje me pagat e reja që magjistratët mir...
POLITIKE
13 Shtator08:40
"Lëvizje kundër qeverisë Rama"/ Media amerikane jehonë protestës në vend, publikon pamje nga tubimi
Protestat qytetarë në Tiranë të cilat kanë nisur që në fund të muajit maj kundër klasës politike vijojnë...
POLITIKE
12 Shtator22:50
Tubimi i 105/ Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën
Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiran&eu...
POLITIKE
12 Shtator22:16
Dita e 105-të e protestës/ Protestuesit rrethojnë godinën e Kryeministrisë, bllokohet dhe Unaza
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...