Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas akuzave të Egla Cenos, Edi Rama publikon pamjet nga takimi me banorët e Poliçanit dhe sqaron reformën territoriale: Çfarë do të ndryshojë për ju? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pas akuzave të Egla Cenos, Edi Rama publikon pamjet nga takimi me
Edi Rama gjate takimit me banoret

Pas lajmeve dhe akuzave të aktores Egla Ceno se takimi me kryeministrin Edi Rama kishte përfunduar pa marrë opinionin e qytetarëve të Poliçanit, vetë kreu i qeverisë ka vendosur të reagojë, duke publikuar pamje nga ajo çfarë ndodhi gjatë takimit.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Rama ka ndarë me qytetarët pamje nga takimi në Berat me banorët e Poliçanit, ku në fokus të diskutimeve ishte skema e re territoriale dhe propozimi për shkrirjen e kësaj bashkie.

Në video shfaqen banorët e Poliçanit duke shprehur shqetësimet dhe opinionet e tyre lidhur me ndryshimin e propozuar, ndërsa kryeministri u përgjigjet duke argumentuar se bashkimi i njësive vendore nuk do të sjellë largimin e shërbimeve apo ndryshimin e strukturave që qytetarët përdorin aktualisht.

Rama u kërkon banorëve të përcaktojnë konkretisht se çfarë mendojnë se do të dëmtohet nga ndryshimi i statusit të Poliçanit, duke theksuar se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në qytet dhe se nuk do të ndryshojnë as godinat, as stafi apo numri i shërbimeve. Sipas tij, ndryshimi kryesor do të lidhet me faktin se Poliçani nuk do të ketë më një kryetar bashkie të zgjedhur më vete.

“Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashkimi? Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë.Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund. Përkundrazi, këto nuk ndryshojnë. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë, nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur. Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet, se duhet shtuar”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashki. Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund. Përkundrazi, këto nuk ndryshojnë. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë; nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur. Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet, se duhet shtuar. Ti thua distanca? Ça lidhje ka distanca? Ato shërbime që ti merr sot në Poliçan ose në Dimal, do t’i marrësh po aty. Pra, bashki, qytet, njësi administrative. Dhe qyteti Poliçan, qyteti Dimal do të kenë drejtuesin e tyre, do të kenë këshilltarët e tyre në Këshillin Bashkiak të bashkisë Berat, me kuota.

Më thoni dhe një gjë tjetër, komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç, se këto biseda unë i kam dëgjuar “mot a mot” në kohën e reformës 2015; “do na ikë kjo, do na ikë ajo; jo distanca; ohu, sa larg është Poliçani, ne jemi këtu te komuna jonë; sa larg është qendra e Urës, ne jemi te komuna jonë; ne kemi këtë, kemi atë, kemi kryetarin e komunës...

Ndodhi ndonjë gjë e kësaj natyre? A janë sot, a kanë marrë më shumë investime komunat se ç’bënin më përpara apo kanë marrë më pak? Investimet e komunave nga iu erdhën? Nga vetja? Iu erdhën nga bashkimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese