Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Po Zegjineja e ka blerë shtëpinë!” Marjana Koçeku për jetesën e shtrenjtë në Tiranë, gazetari e ngacmon për ish-kolegen: Unë jetoj me qira, si këtu si në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
“Po Zegjineja e ka blerë shtëpinë!” Marjana
Zegjine Caushi dhe Marjana Koceku

Deputetja Marjana Koçeku ka folur së fundmi lidhur me aktivitetin e saj të ri politik, ku këtë rrugëtim në këtë sesion parlamentar e nisi e vetme, pasi doli nga rreshti i socialistëve.

Gjatë fjalës së saj për media60.al, Koçeku ka treguar se në Tiranë jeton në shtëpi me qira, po ashtu dhe në Shkodër dhe se nuk ka mundësi të blejë një shtëpi, ndryshe nga ish-koleget e saj socialiste.

Ka qenë moderatori i këtij emisioni ai i cili e ka “ngacmuar” duke i përmendur deputeten Zegjine Çaushi e cila jo më larg se dy muaj më parë bleu një shtëpi në Tiranë.

Sipas deputetes Koçeku jetesa e shtrenjtë nuk ka qenë kurrë stili i saj dhe se çmimet e larta nuk mundet që t’i përballojë, përfshirë këtu dhe një banesë.

Koçeku: Unë jetoj më qira si në Tiranë si në Shkodër me thënë të drejtën.

Gazetari: Zegjineja e ka blerë  

Koçeku: Punët e saj, nuk e di se çfarë kanë bërë të tjerët. Di të them për veten dhe nuk do më shihni duke blerë një apartament apo duke shkuar në vende shumë të shtrenjta. Sepse e para nuk kam qenë fanse e kësaj jete dhe nuk do vazhdoj të jem, sepse qëllimet e mia edhe stili i jetës time është krejt ndryshe.

@media60al

“Ajo bleu shtëpi, unë jetoj me qira”, ish-deputetja socialiste flet pa dorashka

♬ original sound - media60al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese