Antonelli fiton edhe në Madrid, shkëputet në garën për titullin

13 Shtator 2026 | 18:19

Kimi Antonelli ka fituar edhe Çmimin e Madh të Spanjës në Madrid, duke marrë fitoren e tetë të sezonit dhe duke rritur ndjeshëm avantazhin në krye të kampionatit të Formula 1.

Piloti i Mercedesit triumfoi në garën e parë të zhvilluar në pistën e re Madring, përpara Max Verstappen dhe Lando Norris.

Antonelli e nisi garën nga vendi i dytë, pas Lando Norris, por arriti të përfitonte nga një Virtual Safety Car në një moment të rëndësishëm të garës.

Strategjia e Mercedesit funksionoi, ndërsa një ndalesë jo e mirë në bokse për Norris e nxori pilotin e McLaren nga beteja për fitoren.

Pas përfundimit të 14 garave të sezonit, Antonelli kryeson klasifikimin me 292 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, George Russell, ndodhet i dyti me 211 pikë.

Diferenca mes dy pilotëve të Mercedesit është tashmë 81 pikë.

Pas Antonellit, në podium u renditën Max Verstappen në vendin e dytë dhe Lando Norris në të tretin. Charles Leclerc përfundoi i katërti, ndërsa George Russell u pozicionua i pesti.

Për Antonellin, kjo është fitorja e tetë në 14 gara të sezonit 2026. Ai kishte fituar edhe Çmimin e Madh të Italisë në Monza, ku u nis nga vendi i 19-të dhe arriti të rikthehej deri te triumfi.

Me këtë rezultat, italiani 20-vjeçar konsolidon pozitat në krye të kampionatit dhe e bën edhe më të fortë kandidaturën për titullin botëror. Megjithatë, sezoni ende nuk ka përfunduar dhe nëntë gara mbeten për t’u zhvilluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tifozët e Teutës shpalosin flamurin e UÇK-së (VIDEO)

Tifozët e skuadrës së Teutës, të njohur si “Djemtë e Detit”, kanë ndërmarrë një gjest domethënës në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
19:09 | 12/09/2026

UEFA e çon betejën ndaj Infantinos në gjykatat amerikane

UEFA ka kërkuar nga një gjykatë federale në Nju Jork që të refuzojë përpjekjen e dy kompanive amerikane të FIFA-s për t’u përfshirë në betejën...
21:48 | 11/09/2026

Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja e Kosovës: Nuk do të jem pjesë e saj për sa kohë FFK-ja drejtohet nga personat aktualë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses, për sa kohë Federata e Futbollit të...
21:25 | 11/09/2026