Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet çatia

Një banesë është përfshirë pjesërisht nga flakët në Fushë-Krujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Banesa është në pronësi të shtetasit Ardjan Miri.
Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, flakët kanë dëmtuar rëndë trarët e çatisë, duke shkaktuar edhe shembjen e saj. Si pasojë, banesa ka dalë jashtë funksionit.
Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ka pasur persona. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar shërbimet e emergjencës.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një një problem i energjisë elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv




