E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme, po e vërtetë

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X”, lidhur me debatin e ditëve të fundit për pagat e gjyqtarëve dhe përplasjen mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë.

Rama ka publikuar një foto, ku shfaqet një deklaratë që i atribuohet një gjykatësi.

“A mund të flasë kështu një gjykatës? Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, shkruhet në foton e publikuar në X.

Krahas fotos, Rama ka shprehur qëndrimin e tij, duke e cilësuar deklaratën si të pabesueshme.

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”, shkruan Kryeministri Edi Rama krah fotos.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.