Trump kundërshton drejtuesit e OpenAI, Anthropic dhe xAI: Kush fiton garën e AI-së, fiton
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar thirrjet e drejtuesve të disa prej kompanive më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale për të ngadalësuar zhvillimin e modeleve më të avancuara të AI-së.
Trump deklaroi të dielën se Shtetet e Bashkuara nuk mund të rrezikojnë të humbasin avantazhin ndaj Kinës në garën për Inteligjencën Artificiale.
“Ne kryesojmë ndaj Kinës në AI. Jemi vendi më i avancuar në botë dhe, sinqerisht, dua që të vazhdojmë të jemi të tillë, sepse kush fiton në AI, fiton”, tha Trump.
Reagimi i presidentit amerikan vjen pasi drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, ai i OpenAI, Sam Altman, dhe Elon Musk i xAI mbështetën publikisht idenë për ngadalësimin e ritmit me të cilin kompanitë zhvillojnë modele gjithnjë e më të fuqishme të AI-së.
Amodei argumentoi se duhet ngadalësuar përmirësimi i aftësive të modeleve, ndërsa Altman deklaroi se ishte dakord me nevojën për të kontrolluar ritmin e zhvillimit të teknologjisë. Musk iu bashkua qëndrimit duke deklaruar shkurt se “Dario ka të drejtë”.
Trump, megjithatë, tha se mund të vendosen masa sigurie, por paralajmëroi kundër frenimit të zhvillimit të teknologjisë në një kohë kur SHBA-ja është në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Kinën.
Debati ka përfshirë edhe Kongresin amerikan. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se AI-ja ka nevojë për masa sigurie, por argumentoi se Kongresi nuk duhet të veprojë me nxitim në një mënyrë që mund të dëmtojë avantazhin e SHBA-së ndaj Kinës.
Trump: Do të heq tarifën prej 15% për uiskin irlandez
Politikani francez: Netanyahu shkaktoi një seri ngjarjesh katastrofike në Lindjen e Mesme
Magyar: Do të hiqet kufizimi i epokës së Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët
- 20:39 PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetues
- 20:30 Trump: Do të heq tarifën prej 15% për uiskin irlandez
- 20:19 Politikani francez: Netanyahu shkaktoi një seri ngjarjesh katastrofike në Lindjen e Mesme
- 20:08 Dita e 106-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:44 Magyar: Do të hiqet kufizimi i epokës së Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët
- 19:26 Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për një marrëveshje sigurie në tetor në Romë