MAGAZINË /

"Po ti ke telefonuar nënën dhe të dashurën tënde?", reagimi i Mourinhos pas provokimit të gazetarit

Shkruar nga Versus

"Po ti ke telefonuar nënën dhe të dashurën

Sot në orën 21:00, Real Madrid përballet me Inter në stadiumin "Santiago Bernabeu" në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Në prag të kësaj sfide, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mësoi se nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë, ndërsa të premten pësoi humbjen e parë që prej rikthimit në stolin e madrilenëve, pasi Real Madridi u mposht nga Raal Betisi.

Në konferencën për shtyp, trajneri portugez ishte dukshëm nervoz dhe njëri prej gazetarëve arriti ta provokojë me pyetjet e tij.

“Ju keni thënë se disa ish-futbollistë nuk kanë përvojë të mjaftueshme për të drejtuar skuadrat më të mira”, i tha gazetari Mourinhos.

“Disa janë të mirë, disa janë të këqij. Chivu është i mirë sepse fiton”, u përgjigj Mourinho, duke iu referuar trajnerit të Interit, Cristian Chivut.

Gazetari më pas e pyeti nëse Mourinho e kishte telefonuar Chivun para ndeshjes.

Kjo pyetje e irritoi menjëherë portugezin.

“Po ti, kë ke telefonuar? Nënën tënde, babanë, të dashurën, miqtë e tu? Kë ke telefonuar? Dua ta di kë ke telefonuar ti”, iu përgjigj Mourinho në mënyrë ironike.

“Doja të dija nëse e kishit sqaruar situatën me të”, u mundua të shpjegonte gazetari.

“Çfarë duhej të sqaroja? Nuk ka asgjë për t’u sqaruar”, ia ktheu Mourinho, duke e mbyllur shkëmbimin me gazetarin. Versus.al

Poll