Live Updates /

Shkodra zgjohet nën krisma, babë e bir qëllohen me armë, humb jetën djali! Arrestohet autori 25 vjeçar

*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkodër ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur. *Qamil Luli dhe Ylber Luli (babë e bir) ishin përfshirë në konflikt me Andi Vulajn të cilin raportohet ta kenë plagosur me thikë. Ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë të vdekur 24 vjeçarin dhe të plagosur babain e tij. *Policia arrestoi autorin ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
5 DITE ME PARE

"Pse më sheh?"/ Djali humbi jetën, babai u plagos, sherri për një vështrim shkaktoi tragjedi në Shkodër

Shkodra zgjohet nën krisma, babë e bir qëllohen me armë,
Viktima, Ylber Luli

Një sherr banal për një vështrim dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku u vra 24 vjeçari Ylber Luli dhe u plagos babai i tij Qamil Luli.

Sipas informacioneve, viktima kishte patur një përplasje verbale me autorin Andri Vulaj për një vështrim. Autori 25 vjeçar ka shkuar në banesën e Ylber Lulin kiu u përfshi në konflikt fizik me viktimën dhe babain e tij 63 vjeçar.

Vulaj pretendon se ishte sulmuar me thikë nga babai dhe djali i tij dhe në atë moment kishte nxjerrë armën e zjarrit për vetëmbrojtje. Ylber Luli u qëllua me plumb në kraharor dhe nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë, Andri Vulaj dhe Qamil Luli kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

5 DITE ME PARE

Mbeti i vrarë pas të shtënave me armë në Shkodër, del FOTO e 24 vjeçarit

Shkodra zgjohet nën krisma, babë e bir qëllohen me armë,

Personi në foto është Ylber Luli, 24 vjeçari i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Autori Andri Vulaj pas një konflikti me 24 vjeçarin dhe babain e këtij të fundit, qëlloi me armë zjarri drejt tyre. Për pasojë Qamil Luli mbeti i plagosur, ndërsa djali i tij humbi jetën.

Policia po punon për zbardhjen e motiveve që shkaktuan krimin e rëndë. Versus.al

5 DITE ME PARE

Tragjedi në Shkodër, 25 vjeçari qëllon me armë babë e bir, vdes djali (EMRAT)

Shkodra zgjohet nën krisma, babë e bir qëllohen me armë,
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkodër ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur. 

Qamil Luli dhe Ylber Luli (babë e bir) ishin përfshirë në konflikt me Andi Vulajn të cilin raportohet ta kenë plagosur me thikë. Ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë të vdekur 24 vjeçarin dhe të plagosur babain e tij. 

Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe ka sekuestruar armën e zjarrit. Ndërkohë po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë. Versus.al

Poll