AKTUALITET /

Sot protesta e 100-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Nuk tërhiqemi!

Pas 100 ditësh protestë, organizatorët shprehen se lëvizja do të vijojë, duke e cilësuar rezistencën si një burim shprese për qytetarët që kërkojnë një Shqipëri më demokratike

Shkruar nga Versus

Sot protesta e 100-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen

“Revolucioni i Flamingove” ka hyrë sot në ditën e 100-të të protestës, që nisi më 31 maj. Organizatorët deklarojnë se qytetarët vijojnë të qëndrojnë në protestë dhe të kërkojnë ndryshimin e klasës politike, duke pretenduar se vendosmëria e tyre nuk është mposhtur nga presioni politik apo kushtet e vështira atmosferike.

Lëvizja qytetare ka vijuar pavarësisht shiut, presionit politik dhe temperaturave të larta gjatë muajve të verës.

Megjithëse pak kush mendonte se kjo protestë do të zgjaste kaq gjatë, vendosmëria për të ngritur zërin kundër padrejtësisë, shitjes së vendit, korrupsionit dhe kastës së vjetër politike që ka kapur shtetin, nuk u mposht as nga shiu, as nga presioni politik dhe as nga vapa ekstreme e këtij viti.

Organizatorët thonë se gjatë këtyre 100 ditëve, protesta ka marrë vëmendje edhe jashtë vendit dhe se çështjet e ngritura prej tyre janë pasqyruar nga media ndërkombëtare.

Pas 100 ditësh protestë, organizatorët shprehen se lëvizja do të vijojë, duke e cilësuar rezistencën si një burim shprese për qytetarët që kërkojnë një Shqipëri më demokratike dhe që, sipas tyre, t’u shërbejë qytetarëve dhe jo interesave të individëve të caktuar.

Poll