
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për gazetarët pas konferencës së kryetarëve të mbajtur sot në prag të seancës së parë plenare të këtij sesioni parlamentar.
Teksa foli për ‘Praninë besnike”, nismën e iniciuar së fundmi nga socialistët sa i takon dëgjimit të problematikave të qytetarëve, Balla tha se do të bëjnë kthesë të fortë në këtë aspekt. Pas 4 mandateve në pushtet, Balla tha se PS është porta e vetme ku mund të trokitet dhe se çdo të premte për vitet e ardhshme, do dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve.
“Ka deputetë që e kanë bërë këtë detyrë, ka që nuk e kanë bërë siç duhet, por ka vetëm një derë ku mund të trokitet dhe jo rastësisht PS është partia më e votuar në vend. Ne synojmë që në mandatin tonë të katërt të kemi kthesë historike që të na japë tjetër nivel komunikimi me qytetarët. Një gjë të keni të sigurtë që e premtja ora 17:00 do jetë orë fikse jo për një muaj, as për një vit, por për vitet që do vijnë”- tha Balla. Versus.al

