AKTUALITET /

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i doli jashtë kontrollit, arrestohet i moshuari në Krujë

Shkruar nga Versus

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i doli jashtë

Një 67 vjeçar i identifikuar si I.H është arrestuar nga policia në fshatin Zallë pasi u kap në flagrancë duke ndezur zjarrin që shkaktoi dëme të shumta materiale edhe në fshatin Halil dhe në vendet e quajtuara “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”.

I moshuari dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, për të djegur mbeturina bimore.

Zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë e përhapjes së tij janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme dhe pemë frutorë, në fshatin Zallë dhe në zonat përreth. Versus.al

Poll