
Detaje të reja janë mësuar nga përplasja mes Jozefin Markut dhe Eduart Kuçit, ngjarje që bëri bujë në rrjetet sociale pak ditë më parë ndërsa solli arrestimin e këngëtarit Joz Marku dhe shokut të tij Kristjan Nikolli.
Mësohet se edhe i dhunuari, Eduart Kuçi është shpallur në kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi. 26 vjeçari ka thënë në polici se sherri mes tyre kishte qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë.
Policia pas verifikimeve të nevojshme ngriti akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e shpalli në kërkim policor.
Jozefin Marku i cili u arrestua pak ditë pas publikimit të videos ku së bashku me Kristjan Nikollin dhunonin Kuçin, tha se ky i fundit e kishte ofenduar në rrjetet sociale.
Deri më tani raportohet se Kuçi nuk ka bërë denoncim ndaj këngëtarit dhe se hetimi është i nisur nga ana e policisë pas videos së bërë virale. 26 vjeçari kërkohet që të japë sqarime për ngjarjen.
Ndërkohë pjesë e hetimit është edhe përdorimi i simboleve të policisë gjatë momentit që Kuçi u ndalua dhe më pas u dhunua nga Joz Marku dhe disa persona të tjerë. Versus.al

