
Administrata e Dhomës Civile të Gjykatës Civile të Tiranës ka pezulluar sot punën duke hyrë në bojkot të përgjithshëm.
Punonjësit kanë dalë jashtë institucionit në shenjë revolte për çështjen e pagave të bllokuara që prej muajit gusht.
Kjo situatë ka bllokuar shërbimet dhe proceset gjyqësore. Ndërsa reagimi vjen si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme me qeverinë për zbatimin e vendimeve mbi pagat dhe trajtimin financiar. Magjistratët i kanë kërkuar qeverisë ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të bllokuara duke kundërshtuar përllogaritjen sipas formulës së mëparshme. Versus.al

