POLITIKË /

Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë takon Ramën: Të punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane

Pas takimit, ambasadorja ka publikuar në rrjetin social “X” një foto me kryeministrin Rama, ndërsa ka zbardhur edhe fokusin e bisedës.

Shkruar nga Versus

Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë takon Ramën: Të

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar këtë të martë takimin e parë me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, ambasadorja ka publikuar në rrjetin social “X” një foto me kryeministrin Rama, ndërsa ka zbardhur edhe fokusin e bisedës.

Sipas saj, diskutimet u përqendruan te e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Moreira de Sousa është shprehur optimiste për perspektivën e vendit, ndërsa ka falënderuar kryeministrin për mikpritjen.

“Sot zhvillova takimin tim të parë me Kryeministrin Edi Rama. Patëm një bisedë të mirë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Mirënjohëse për mikpritjen. Tani, koha për punë”, shkruan ambasadorja.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa ambasadorja e re nis zyrtarisht angazhimin e saj diplomatik në vend./Versus.al

 

Poll