AKTUALITET /

"Kishim 200 milionë lekë në kasaforta", dy biznesmenët në Berat bien “pre” e grabitësve

Shkruar nga Versus

"Kishim 200 milionë lekë në kasaforta", dy

Berat- Gjatë 10 ditëve të fundit janë regjistruar dy vjedhje me shuma të majme parash në dy biznese të ndryshme. Autorët kanë përdorur të njëjtën skemë duke hyrë me forcë në ambientet e bizneseve nga ku kanë marrë edhe kasafortat.

Mësohet se një prej vjedhjeve ka ndodhur në biznesin “Veza e Mëngjesit” në aksin nacional Berat-Dimal ku hajdutët kanë shkatërruar derën kryesore dhe më pas kanë nxjerrë kasafortën. Rasti tjetër është regjistruar në banesën e Lumnir Osojës, pronarit të kompanisë “Center Albania” duke përdorur të njëjtën skemë.

Biznesmenët kanë pretenduar në polici se brenda secilës kasafortë ndodhej shuma prej 100 milionë lekësh. Dyshohet se pas vjedhjeve fshihet një grup prej disa personash. Versus.al

Poll