AKTUALITET /

"Polici e krimit", protestuesit hedhin vezë mbi efektivët, nisin incidentet e para para Kuvendit

Pas shoqërimit të dy protestuesve nga policia, një grup efektivësh është qëlluar me vezë dhe domate nga qytetarët në kryqëzimin e Ushtarit të Panjohur

Shkruar nga Versus

"Polici e krimit", protestuesit hedhin vezë mbi efektivët,

Tensione dhe incidente janë shënuar gjatë protestës qytetare pranë Kuvendit, në ditën kur ka nisur sesioni i ri parlamentar.

Pas shoqërimit të dy protestuesve nga policia, një grup efektivësh është qëlluar me vezë dhe domate nga qytetarët në kryqëzimin e Ushtarit të Panjohur.

Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër policisë, duke brohoritur në kor: “Polici e krimit”.

Situata pranë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e policisë janë të pranishme në zonë për mbarëvajtjen e protestës./Versus.al

Poll