POLITIKË /

Skandali i AKSHI-t, Rama: Eksperiencë negative! Kompanitë private, gjahtare që mjelnin buxhetin e shtetit

Shkruar nga Versus

Skandali i AKSHI-t, Rama: Eksperiencë negative! Kompanitë private,

Kreu i qeverisë Edi Rama shfaqi një qëndrim ndryshe në raport me situatën e krijuar pas zbulimit të skandalit të AKSHI-t ku biznesmenët Ermal Beqiri e Ergys Agasi përfituan miliona euro nga buxheti i shtetit duke bashkëpunuar me ish-drejtoreshën Mirlinda Karçanaj.

Duke e konsideruar si “eksperiencë negative” rastin e AKSHI-t, Rama tha se kompanitë private ishin kthyer në “gjahtare” që vareshin vetëm nga buxheti i shtetit.

“Por në mbyllje dua të theksoj diçka për të gjithë sektorin pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standartet ligjore etike të disa kompanive dhe këtu unë nuk kam parasysh thjesht çfarë u shfaq në publik. Kam parasysh standartet shumë të ulëta të kompanive private të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes. Nga ana tjetër ai sistem i cili natyrisht iu përgjigj një kohe të re transformimi që shkoi shumë përpara, i ktheu kompanitë private në gjahtare të buxhetit të shtetit, në kuptimin jo të keq, por të varësisë nga buxheti i shtetit”- tha Rama. Versus.al

Poll