“Puçi kushtetues i Kushtetueses”/ Gazetari: Puna e pagave të gjyqtarëve është palaçollëk
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e qua...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e qua...

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht liderin e saj dhe kryeministrin në detyrë për këtë post.
Mandatimi erdhi pasi Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 13 shtator, pavarësisht mungesës së një nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kurti tani duhet ta paraqesë para Kuvendit përbërjen dhe programin e Qeverisë dhe të kërkojë votimin e deputetëve. Seanca për formimin e Qeverisë është thirrur për sot në orën 14:00.
LVV-ja ka thënë se i ka 62 vota për formimin e Qeverisë së re – 53 deputetë të saj dhe nëntë deputetë nga komunitetet joshumicë. Për formimin e Qeverisë nevojiten të paktën 61 vota.
Si u konstituua Kuvendi?
Kuvendi u shpall i konstituuar pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së dhe komuniteteve.
Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në seancë dhe paraprakisht e kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare.
Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik”.
Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota.
Pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, u zgjodh edhe deputetja serbe Tanja Vujoviq. Ajo mori votat e LVV-së dhe të disa deputetëve të LDK-së.
Nga komunitetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.
Pas votimit të nënkryetarëve, Haxhiu deklaroi se Kuvendi “konsiderohet i konstituuar”.
Në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kushtetuese kishte lënë të hapur mundësinë që Kuvendi, në rrethana të caktuara, të funksionojë edhe pa një nga anëtarët e Kryesisë, nëse zgjedhja e tij pamundësohet dhe Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.
Si një rrethanë e tillë ishte përmendur rasti kur një deputet ose grup parlamentar që ka të drejtë të propozojë anëtar të kryesisë nuk e ushtron këtë të drejtë ose e pengon procesin.
PDK-ja e kundërshton procesin
PDK-ja kundërshton interpretimin se Kuvendi është konstituuar pa nënkryetarin e saj.
Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që lejon, në rrethana të caktuara, funksionimin e Kuvendit pa një anëtar të Kryesisë nuk mund të zbatohet në këtë rast.
Sipas Grudës, PDK-ja nuk ka hequr dorë nga e drejta për të propozuar nënkryetarin, por vetëm e ka pezulluar përkohësisht ushtrimin e kësaj të drejte, derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë situatën.
Ai tha se “askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet”, duke argumentuar se LVV-ja nuk mund t’i shkelë afatet për konstituimin e Kuvendit dhe më pas të përdorë këtë situatë për t’ia mohuar PDK-së të drejtën për të propozuar nënkryetarin.
PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Në anën tjetër, Kurti tha se kurdo që PDK-ja të jetë e gatshme të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar, deputetët e LVV-së do ta votojnë.
Çfarë ndodh tani?
Me konstituimin e Kuvendit ka nisur edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri.
Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin brenda këtij afati, duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 45 ditësh.
Kjo do të mund ta çonte Kosovën në zgjedhje më 27 dhjetor.
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, e ka interpretuar procesin e fundit si pjesë të një skenari që çon drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, 60 ditët për zgjedhjen e presidentit, së bashku me 45 ditët për mbajtjen e zgjedhjeve, çojnë pikërisht te 27 dhjetori.
Kjo datë përkon me periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e diasporës së Kosovës kthehet në vend.
Data është veçanërisht e rëndësishme për LVV-në, e cila në zgjedhjet e qershorit 2026 mori përqindje dukshëm më të lartë të votave nga diaspora sesa nga votuesit rezidentë.
LVV-ja mori rreth 73 për qind të votave me postë dhe 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike, ndërsa nga votat e qytetarëve rezidentë mori rreth 43 për qind.
Një tjetër sfidë: zgjedhja e presidentit
Edhe pse 62 vota i mjafton LVV-së për ta formuar Qeverinë e re, ato nuk mjaftojnë edhe për ta përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Më 31 gusht, LVV-ja dhe LDK-ja njoftuan se do ta mbështesnin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president.
Por kjo kandidaturë ka shkaktuar përplasje brenda LDK-së. Gjashtë nga 18 deputetët e saj kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin. /REL
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurti si kandidat ...
Rusia ka lëshuar 453 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë su...
Një zjarr ka shpërthyer në bordin e një anijeje pasi ajo u...
Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Koso...
Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës do të vijojë edhe...
Suedia do të mbajë sot zgjedhje të përgjithshme, të cilat ...
Një person ka vdekur dhe 102 të tjerë janë shpëtuar nga nj...
Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka zhvilluar mbrëmjen e so...
Zyrtarët në Francën veriore po hetojnë nëse dalja nga shin...
Arabia Saudite ka mbyllur një tubacion të rëndësishëm naft...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vënë në pikëpyetj...
Autoritetet bullgare po hetojnë një zjarr në një depo muni...
Në Prishtinë sot po mbahet "Marshi për Liri" në mbështetje...
Ka nisur në Prishtinë protesta në mbështetje të ish-krerëv...
BE u ka bërë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të r...
Prishtina bëhet sot shtëpia e një mobilizimi të gjerë qyte...
Arabia Saudite ka mbyllur një tubacion nafte pasi u sulmua...
Liria e lundrimit në Detin e Kuq po kërcënohet nga ofensiv...
Të dhënat e reja e bëra publike nga mediat greke lidhur me...
Fitorja historike e Alternativës për Gjermaninë (AfD) në z...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...