web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaos në Laç, arbitri jep karton të kuq dhe ndërpret ndeshjen

13 Shtator 2026, 17:51, Sport CNA

Kaos në Laç, arbitri jep karton të kuq dhe ndërpret

Ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë, u ndërpre për 15 minuta në pjesën e dytë, për shkak të një incidenti në fushë.

Incidenti nisi gjatë ekzekutimit të një rivënieje anësore, kur mesfushori i shkodranëve, Mehmeti, u godit me sende nga tifozët vendas.

Pas reagimit të futbollistit, kryesori Cjapi mori vendimin për ta ndëshkuar atë me karton të kuq në minutën e 71-të. Ky vendim ngjalli protesta të shumta te pankina mike, ku drejtori sportiv Voresin Sinani kërkoi sqarime nga gjyqtarët.

Për shkak të vijimit të hedhjes së sendeve në fushë, arbitri Cjapi vendosi të pezullojë lojën. Ai kushtëzoi rinisjen e sfidës me boshatisjen e plotë të tribunës ballore përballë fushës. Në minutën e 84-t nisi zbrazja e shkallëve të stadiumit nga forcat e rendit për të mundësuar përfundimin e takimit.





Lajmet e fundit nga