Aktualitet Politikë

Rritja e pagave të gjyqtarëve, Rama: Duan 2 mijë euro më shumë se kolegët grekë!

Për pagat e gjyqtarëve, kryeministri Edi Rama publikoi një krahasim me vendet e rajonit.

Sot, një gjykatës fillestar në Shqipëri merr 500 euro pagë më të lartë se kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë, vetë Zot, vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi, shkruan Rama.

Sipas të dhënave të publikuara prej tij, paga mujore bruto e një gjyqtari fillestar në Shqipëri është aktualisht 3,241 euro, duke e renditur vendin, të dytin në listën e 10 vendeve të krahasuara. E para është Rumania me 3,665 euro, Greqia e katërta me 2,702, Mali i Zi i 8-ti me rreth 2 mijë euro.

Pas rritjes së propozuar, paga mujore bruto e gjyqtarëve fillestarë në Shqipëri do të arrinte në 4,886 euro, çka e ngjit vendin tonë, në krye të renditjes rajonale.

Grafiku tregon se Shqipëria do të kalonte Rumaninë me mbi 1,200 euro në muaj, ndërsa diferenca me Greqinë do të shkonte në rreth 2,184 euro dhe me Malin e Zi, në afro 2,888.

Rama shkruan:

Nga vendi i 2-të, në vendin e parë.

Reagimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative, që zhbllokoi pagat për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe atë të Durrësit.

Më herët, shefi i qeverisë kritikoi vendimin, duke thënë se dyert e Thesarit të Shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ e se Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën, në respekt të Kushtetueses, më 17 shtator.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.