Bota

Shpëtohen 90 banesa historike, ndërhyrjet nisin më 2027 në pronat ku trashëgimtarët nuk kanë investuar

Rreth 90 banesa monument kulture të kategorisë së parë në Gjirokastër pritet të përfshihen në ndërhyrjet e shtetit për ruajtjen e pasurive kulturore që rrezikojnë degradimin dhe shembjen.

Mekanizmi i ri, i bërë publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, parashikon ndërhyrjen e shtetit në ato pasuri kulturore ku pronarët apo trashëgimtarët nuk kanë kryer ndërhyrjet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre.

Ndërhyrjet pritet të nisin në vitin 2027, ndërsa Gjirokastra është një nga qytetet ku problematika është më e theksuar për shkak të numrit të madh të banesave historike në gjendje të amortizuar.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Ardis Duka, thotë se këto banesa nuk mund të shihen vetëm si prona private, pasi vlera e tyre lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë kulturore të qytetit.

Për Gjirokastrën, ndërhyrja shihet si një mundësi për të shpëtuar nga degradimi dhjetëra banesa karakteristike, të cilat janë pjesë e identitetit arkitektonik të qytetit dhe e trashëgimisë kulturore të mbrojtur.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.