Rajoni

Kosovë, Kuvendi konstituohet pa nënkryetarin e PDK-së!

Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u mbyll sot, pasi u zgjodhën të gjithë kandidatët e tjerë.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu:

Kuvendi nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik. Procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota pro.

Ndërkaq, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti të zgjedhë deputeten Tanja Vujoviç, e cila mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje e disa nga LDK-ja.

Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi.

Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar, tha Haxhiu, para se ta mbyllte seancën.

Ndërkohë, PDK-ja pati njoftuar paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth konstituimit.

Ekspertët tanë janë duke përgatitur lëndën që do t’i drejtohet kësaj gjykate për procesin e konstituimit.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.