Sport

Tenis/Elena Rybakina nuk e lëshon “fronin e mbretëreshës” në “US Open”!

Elena Rybakina është mbretëresha e re e “US Open”-it. Ndodhi që tenistja ruse e lindur në Kazakistan, fitoi titullin e tretë “Grand Slam” në karrierën e saj, duke mundur Aryna Sabalenkën në një finale të luftuar fort e që zgjati dy orë e njëzet e një minuta.

27 vjeçarja fitoi setin e parë me rezultatin 6-4, humbi të dytin 7-5, por më pas rriti ritmin në setin e tretë, duke e mbyllur ndeshjen 6-2 dhe kështu, siguroi titullin e tretë “Grand Slam” në karrierë, pas fitoreve në “Wimbledon” 2022 e në “Australian Open” 2026.

Elena Rybakina fiton titullin e tretë “Grand Slam” në karrierë e përsërit suksesin e “Australian Open” të vitit 2026 me fitoren në “US Open”, ku sërish mposhti Aryna Sabalenkën në finale.

Rybakina shquhet për shërbimin e shkëlqyer dhe aftësinë për të goditur topin me forcë të madhe nga fundi i fushës. Kryesisht, luan nga vija e pasme. Spikat për qëndrimin e qetë në fushë dhe shpesh njihet me pseudonimin “Mbretëresha e Akullit”.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.