Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Valare të Gjirokastrës, pranë stallave të lopëve.
Sipas korrespondentes së Top Channel, Entjola Budo, njoftimi për zjarrin ka mbërritur në shërbimin zjarrfikës rreth orës 19:38.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes është nisur drejt vendngjarjes.
Në mbërritje, efektivët kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë barishte dhe shkurre në anë të rrugës.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e vatrës, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit.

