Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e konstituimit, pavarësisht tërheqjes së PDK-së nga seanca dhe heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 75 vota pro.
Pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti të zgjedhë edhe deputeten serbe Tanja Vujoviq. Ajo mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe të disa deputetëve të LDK-së.
Nga komunitetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.
“E konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu para mbylljes së seancës.

