Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rënia e lindjeve vë në diskutim Bonusin e Bebes, 260 mijë familje kanë përfituar në 7 vjet
    Ekonomi

    Rënia e lindjeve vë në diskutim Bonusin e Bebes, 260 mijë familje kanë përfituar në 7 vjet

    September 13, 2026

    Në shtatë vjet, 260 mijë familje kanë përfituar nga Bonusi i Bebes, skema që mbështet lindjet me pagesa nga 40 mijë deri në 120 mijë lekë.

    Por, ndërsa Shqipëria përballet me rënie të fortë të lindjeve, modeli aktual mbetet i përqendruar kryesisht te ndihma e menjëhershme pas lindjes.

    Si funksionon programi i Bonusit të Bebes dhe cili është qëllimi kryesor i kësaj skeme?

    Aktualisht, skema zbatohet në bazë të Vendimit nr. 288, datë 10.04.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës dhe të procedurës së dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të shërbimit spitalor dhe atyre të gjendjes civile”, të ndryshuar.

    Në vitin 2023 pati ndryshime në kriteret e përfitimit. Çfarë ndryshoi konkretisht dhe cilat familje mund ta marrin sot Bonusin e Bebes?

    Me ndryshimet ligjore të vitit 2023, përfitimi i bonusit u kufizua për prindërit që jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Synimi i këtij ndryshimi ishte orientimi më i mirë i mbështetjes publike drejt familjeve rezidente në vend dhe forcimi i lidhjes së kësaj mase financiare me sistemin kombëtar të shërbimeve dhe administrimit publik.

    Sa familje kanë përfituar nga Bonusi i Bebes që prej fillimit të programit?

    Gjatë periudhës 2019 – 2025 janë shpërndarë gjithsej 260,030 bonuse. Prej tyre, 164,881 raste lidhen me lindje të kryera në spitalet publike, ndërsa 95,149 raste u përkasin lindjeve në spitale private dhe lindjeve jashtë vendit.

    Sa është konkretisht mbështetja financiare që merr një familje për fëmijën e parë, të dytë apo të tretë? Po në rastin e lindjeve binjake ose trinjake?

    Sipas vendimit në fuqi, ndihma e menjëhershme financiare jepet në formën e çekut të bebes. Masa është 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë dhe çdo fëmijë tjetër në vijim.

    Për lindjet binjake, përfitimi është 80,000 lekë për secilin fëmijë, ndërsa për trinjakët dhe lindjet me më shumë fëmijë, mbështetja arrin në 120,000 lekë për secilin fëmijë.

    Bonusi është një pagesë e vetme në momentin e lindjes. Çfarë mbështetje tjetër ofron sistemi për familjet me fëmijë, veçanërisht për ato që kanë nevojë për ndihmë më afatgjatë?

    Krahas Bonusit të Bebes, sistemi i mbrojtjes sociale parashikon edhe masa të tjera mbështetëse për familjet me fëmijë. Një prej tyre është politika për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç, kur të paktën njëri prej fëmijëve është nën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura mujore nën 100,000 lekë.

    Në këto raste, periudha gjatë së cilës nëna kujdeset për fëmijën deri në moshën 5-vjeçare njihet si periudhë sigurimi për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë dhe përfitimeve që lidhen me barrëlindjen.

    Në kushtet kur Shqipëria po përballet me rënie të lindjeve, a po konsiderohet i mjaftueshëm modeli aktual i Bonusit të Bebes, apo po diskutohet një skemë e re mbështetjeje për familjet?

    Aktualisht vazhdon të zbatohet skema në fuqi. Paralelisht, në nivel politikash, po vlerësohet mundësia e rishikimit të skemës ekzistuese dhe po analizohen disa skenarë për ristrukturimin e programit.

    Qëllimi është forcimi i mbështetjes për familjet me fëmijë dhe përshtatja më e mirë e ndërhyrjes me nevojat sociale. Në rast miratimi të akteve të reja, institucionet zbatuese do të ndjekin procedurat përkatëse për administrimin e skemës në përputhje me kuadrin e miratuar dhe me fondet e planifikuara në buxhet. /Monitor.al

    bonusi i bebes renia e lindjeve shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në Valare të Gjirokastrës, flakët përfshijnë barishte dhe shkurre pranë stallave

    September 13, 2026

    Rama reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: E pabesueshme si e kupton pavarësinë e gjyqësorit

    September 13, 2026

    Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta më herët aty kishte kaluar Boris Johnson

    September 13, 2026

    Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

    September 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 8, 2026

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami…

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.