Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se është dorëzuar para agjendës së Listës Serbe, pasi deputetët e saj votuan kandidaten Tanja Vujoviq për postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Asgjë, bash hiç asgjë nuk e dallon Tanja Vujoviqin nga Slavko Simiçi. Që të dy janë nën të njëjtën komandë direkte të Beogradit dhe që të dy kanë mision sabotimin e shtetësisë së Kosovës. Ata i rrëzuan emrat e parë vetëm për t’u shitur ‘patriotizëm’ militantëve në rrjete sociale, përpara se të dorëzoheshin për të votuar saktësisht të njëjtën agjendë të Listës Serbe. Aleanca e ka thënë qysh herët, ky teatër i koordinuar mes pushtetit dhe Listës Serbe është një maskaradë e pastër që po e mban peng dinjitetin e Republikës”, deklaroi Xhemaili.

