Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në fshatin Urakë të Matit. • Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti të parkuar pranë një banese. • Në drejtim të makinës janë qëlluar rreth 35 plumba, por fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. • Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndaj të cilit u qëllua i përkiste djalit të Akil Lleshit. • Ai jeton në Itali dhe nuk rezulton me precedentë penalë. • Megjithatë, policia po heton nëse sulmi lidhet me aktivitetin e tij jashtë vendit. • Policia ka gjetur edhe automjetin e djegur, ku dyshohet është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes. • Nga verifikimet paraprake rezulton se automjeti ishte vjedhur në Prrenjas në vitin 2025 dhe brenda tij policia ka gjetur edhe dy armë zjarri. • Autorët dyshohet të kenë qenë dy persona, ndërkohë vijon ende puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
3 artikuj për këtë temë.
MAT- Objektivi i atentatit të organizuar ditën e sotme në Mat, ku në drejtim të një makine u qëllua me 35 plumba, dyshohet të ketë qënë Akil Lleshi. Sipas informacioneve paraprake, gëzhojat janë gjetur pranë mjetit të djalit të Lleshit që ndodhej i parkuar pranë banesës.
Mësohet se, djali i Lleshit nuk ka precedent të mëparshëm penal dhe jeton në Itali, por dyshohet se mund të ketë qënë objekt për shkak të aktiviteteve të jashtëligjshme jashtë vendit. Autorët dyshohen të jenë dy persona, për të cilët po punohet në kapjen dhe identifikimin e tyre, ndërsa makina e djegur është vjedhur në Prrenjas në vitin 2025. Sakaq, brenda makinës së djegur janë gjetur dy armë zjarri./Dosja.al
TIRANË- Detaj të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Urakë të Matit, ku në mesnatë u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti të parkuar pranë një banese. Mësohet se pronarët e banesës dhe automjetit sapo ishin kthyer nga Italia, por fatmirësisht iu shpëtuan plumbave pa lëndime.
Pas të shtënave, banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja arme. Po në fshatin Urakë është gjetur i djegur edhe automjeti që dyshohet se iu përket autorëve të ngjarjes.
Ende nuk dihet nëse familja që u sulmua ka pasur probleme të mëparshme, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Dosja.al
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Mat, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar. Bëhet me dije se ndaj makinës është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në fshatin Urakë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen motivet e sulmit, apo kush ishte objektivi i të shtënave. Megjithatë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë./Dosja.al