Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
• Reforma e re territoriale e propozuar nga PS-ja e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera vijon të sjell debate. • Takimi i kryeministrit Edi Rama në Berat ditën e sotme, u kthye në një arenë përplasjesh dhe debatesh me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si dhe aktoren Egla Ceno. • Takimi u zhvillua në ambientet e Hotel Colombo, ku diskutimi për Reformën Territoriale nisi me fjalën e Ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. • Pas përfundimit të fjalës së ministrit Demo, përfaqësuesit e Poliçanit morën fjalën për të shprehur pakënaqësitë e tyre. • Por situata u tensionua duke sjellë përplasje verbale mes kryeministrit Rama, kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, dhe aktores Egla Ceno. • Debati është përshkallëzuar gjatë diskutimeve, ndërsa Rama, në një moment, u është drejtuar banorëve me fjalët: “Qepeni gojën”. • Pas kësaj ngjarje, aktorja Egla Ceno dha versionin e saj. • Gjatë një prononcimi per mediat, Ceno u shpreh se në sallë ishte një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen, duke theksuar se Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. • Aktorja u shpreh se Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, ku folën vetëm 2 prej tyre, por pastaj ndërhyri kryeministri duke iu thënë se kjo nuk është një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan. • Ceno tha se i ka drejtuar kryeministrit Rama një pyetje ku i kërkonte të dëgjonte qytetarët, por pas kësaj ai e ka nxjerrë jashtë. Kjo duke thënë se mbledhja do të ndërpritet derisa Ceno të dalë nga salla ku po mbahej mbledhja.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Berat për të diskutuar me banorët në lidhje me reformen e re territoriale. Pas takimit i cilu u shoqërua me tensione, përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryeministri u shpreh se Poliçani dhe Dimali nuk humbasin shërbimet, por do të ndryshojë vetëm drejtimi vendor.
Më tej, lideri i qeverisë shtoi se Poliçani dhe Dimali do të kenë drejtuesin e tyre dhe do të kenë këshilltarët e tyre në Këshillin Bashkiak të bashkisë Berat, me kuota. Rama theksoi se ndryshimi kryesor lidhet me mënyrën e drejtimit vendor, pasi Poliçani dhe Dimali nuk do të kenë më kryetarë bashkie të zgjedhur më vete.
Kryeministri Rama: Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashki. Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund. Përkundrazi, këto nuk ndryshojnë. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë; nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur.
Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet, se duhet shtuar. Ti thua distanca? Ça lidhje ka distanca? Ato shërbime që ti merr sot në Poliçan ose në Dimal, do t’i marrësh po aty. Pra, bashki, qytet, njësi administrative. Dhe qyteti Poliçan, qyteti Dimal do të kenë drejtuesin e tyre, do të kenë këshilltarët e tyre në Këshillin Bashkiak të bashkisë Berat, me kuota.
Më thoni dhe një gjë tjetër, komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç, se këto biseda unë i kam dëgjuar “mot a mot” në kohën e reformës 2015; “do na ikë kjo, do na ikë ajo; jo distanca; ohu, sa larg është Poliçani, ne jemi këtu te komuna jonë; sa larg është qendra e Urës, ne jemi te komuna jonë; ne kemi këtë, kemi atë, kemi kryetarin e komunës...
Ndodhi ndonjë gjë e kësaj natyre? A janë sot, a kanë marrë më shumë investime komunat se ç’bënin më përpara apo kanë marrë më pak? Investimet e komunave nga iu erdhën? Nga vetja? Iu erdhën nga bashkimi./Dosja.al
BERAT- Reforma e re territoriale e propozuar nga PS-ja e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera vijon të sjell debate. Takimi i kryeministrit Edi Rama në Berat, u kthye në një arenë përplasjesh dhe debatesh me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si dhe aktoren Egla Ceno.
Pas kësaj ngjarje, aktorja Egla Ceno ka rrëfyer edhe versionin e saj. Gjatë një prononcimi per mediat, Ceno u shpreh se në sallë ishte një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Ajo theksoi se Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij.
Aktorja u shpreh se Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, ku folën vetëm 2 prej tyre, por pastaj ndërhyri kryeministri duke iu thënë se kjo nuk është një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan.
Më tej ajo shtoi se kishte edhe djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë. Ceno tha se i ka drejtuar kryeministrit Rama një pyetje ku i kërkonte të dëgjonte qytetarët, por pas kësaj ai e ka nxjerrë jashtë. Kjo duke thënë se mbledhja do të ndërpritet derisa Ceno të dalë nga salla ku po mbahej mbledhja.
Egla Ceno: Ishim një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, folën vetëm 2 prej tyre. Pastaj ndërhyri kryeministri dhe tha: “Ok, ok, se nuk jemi në një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan”, dhe fillon një fjalim që kishte pyetje, kishte përgjigje vetë, kishte djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë.
Kur ishte drejt funditi thashë: “A mund të flasim, a do na dëgjoni?”. Më tha: “Dil jashtë”. “Po mo”, i thashë, “dal edhe jashtë”, por më thanë që kemi ardhur sepse kryeministri do na dëgjojë zërin. “Dil jashtë”, të lutem, i thashë. “Jo, mos m’u drejto kështu.”
U çua shumë i irrituar dhe tha: “Ndërpritet mbledhja derisa të dali zonja jashtë.” Në ato momente, i gjithë komuniteti u bë bashkë me mua dhe dolëm të gjithë jashtë. Nuk pati as provokime nga ana jonë. Unë vetëm i kërkova të na dëgjonte dhe të flisnim./Dosja.al
BERAT- Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate të ashpra me qytetarët e Poliçanit gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Beratit për Reformën Territoriale. Mësohet se pjesë e takimit ka qënë edhe aktorja Egla Ceno.
Takimi u zhvillua në ambientet e Hotel Colombo, ku diskutimi për Reformën Territoriale nisi me fjalën e Ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së ministrit Demo, përfaqësuesit e Poliçanit morën fjalën për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Më tej situata u tensionua duke sjellë përplasje verbale mes kryeministrit Rama, kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, dhe aktores Egla Ceno. Debati është përshkallëzuar gjatë diskutimeve, ndërsa Rama, në një moment, u është drejtuar banorëve me fjalët: “Qepeni gojën”.
Pas debateve përfaqësuesit e ardhur nga Poliçani vendosën të bojkotojnë takimin, dhe u larguan nga ambientet ku po zhvillohej mbledhja./Dosja.al