Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Gjoni shprehet se çështja lidhet me një konflikt të hershëm mes ortakësh dhe është një mardhënie juridike civile.
TIRANA- Ish-gjyqtari dhe politikani Gjin Gjoni ka reaguar lidhur me hetimin ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, duke e cilësuar situatën si shembull të asaj që ai e quan “drejtësi me dy standarde”. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Gjoni shprehet se çështja lidhet me një konflikt të hershëm mes ortakësh dhe është një mardhënie juridike civile.
Deputeti demokrat shkruan se nuk dëshiron të ndërhyjë në themelin e akuzave ndaj Baçit, por ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po vepron drejtësia. Ai thekson se Luan Baçi nuk mund ta ndihmojë hallin e kryeministri Rama me audiopërgjimet e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, të cilat sipas tij tregojnë sesi ai e ka kthyer një vend anëtar te NATO-s, në mburojë të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Gjoni argumenton se Luan Baçi nuk i ka asnjë borxh as ish-ortakut të tij, për të cilin thotë se për qëllime të dyshimta dhe të panjohura po mundohet të bëjë pis një politikan model. Në fund, ai i bën thirrje SPAK-ut të hetojë kryeministrin Edi Rama.
Postimi i Gjin Gjonit
Drejtësi me dy standarte.
Në karrierën time jo të paktë prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë, kam gjykuar me mijëra çështje, me mijëra dosje, me mijëra të akuzuar, apo pa fund proçese civile apo tregtare.
Sigurisht që për një ish gjyqtar, është e vështirë edhe pse nën kostumin politik ti bëjë "gjyqin" ish kolegëve. Por cdo rregull e ka një përjashtim. Dhe përjashtimi i qëndrimit tim publik e ka një emër, Luan Baçi. Eshtë e natyrshme që kushdo i lexon këto rreshta mendon "normal që do e mbrosh, se e ke koleg, e ke në parti".
Nuk dua te futem aspak në meritën e akuzave, sepse Luani nuk mund te nëpërkëmbet kollaj. Sigurisht që as kam ndërmend te zgjidh konfliktin e inateve mes një ortaku dhe nje tjetri, aq me teper per nje konflikt qe daton 15 vjet me parë dhe që në opinion tim është një mardhënie juridike civile( pa marrë parasyesh faktin se kallzuesi ka probleme të mëdha me bisnese të tjera dhe në vështirësi ekonomike si dhe një makinacion midis bashkëshortëve gjoja të ndarë).
Por mund të shkruaja këtu me dhjetra rradhë për parashkrimin apo mardhënien civile, apo kalimin e aksioneve mes ortakëve në bisnes, per vijën ndarëse midis një vepre penale apo mardhënie civile, per deklarimin e rremë, kallzimin e rremë e shumë e shumë te tjera si këto. Sigurisht që gjëja e fundit që dua të bëj me ish kolegët e mi të drejtësisë, është tu jap atyre leksione jurisprudence.
Vetëm se sot, si politikan kam të drejtë te mos bëj sikur nuk kuptoj se peshorja e politikes ka marre formën dhe dikton peshoren e drejtësisë. Për një politikan që nuk ka patur funksion shtetëror, ska përfituar asnjë tender apo koncesion për më shumë se 10 vjet.
Luan Baçi nuk mund ta ndihmojë hallin e rradhës së Edi Rames me audiopërgjimet e Arben Ahmetajt, që tregojnë sesi ai e ka kthyer një vend anëtar te NATO-s, në mburojë të trafikut ndërkombëtar të armëve. Luan Baçi nuk i ka asnjë borxh as ish ortakut te tij, që për qëllime të dyshimta dhe të panjohura mundohet të bëjë pis një politikan model.
Pa dyshim dhe pa asnjë mëdyshje shpreh qëndrimin se, askush nuk është mbi ligjin. SPAK le të hetojë çdo kallëzim dhe çdo dyshim, deri në fund. Por ka shumë elementë që ngrenë dyshime të thella, për mënyrën si po veprohet. Pa hezitim, hetojeni opozitën se e keni bërë rrugë me hetimet dhe masat e sigurimit ndaj Kryetarit të saj Sali Berisha, dhe drejtuesve të tjerë të opozitës, apo rrëmbimin e Ilir Metës, por ama me të njëjtën vendosmëri hetoni pushtetin, ministrat, zëvendëskryeministrat, kryetarët e bashkivë që janë bërë njësh me krimin, pasurinë kombëtarë oligarkëve, pronën publike dhe taksat e shqipëtarëve pa tendera, apo tenderat qindra milionësh dhe akuzat që prekin sigurinë kombëtare.
Kur drejtësia është e pafuqishme përballë majës së pushtetit, problemi nuk është opozita, por vetë drejtësi dhe përdorimi i saj politik.
Të paktën një herë të vetme në këto 7 vite të funksionimit të Spakut të kini guximin të kaloni vijën e kuqe që i keni vënë vetes, të hetoni kreun e organizatës siç e cilëson ish bashkëpunëtori i tij më i afert ishzëvendës kryeministri Ahmetaj, Kryeministrin Edi Rama./Dosja.al
Adriatik Zotkaj, Egla Ceno, Edi Rama BERAT- Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate të ashpra me qytetarët e Pol...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në dety...
Nënkryetarët e zgjedhur KOSOVA- Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka përfunduar. Në përfundim, janë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me pagat e gjyqësorit, duke e cilësuar si shqetësuese at...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pagat e magjistratëve, duke thënë se pagat e tyre janë&nbs...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës nga seanca dhe tërheqj...
Kujtim Shala KOSOVË- Kujtim Shala është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së. S...
Ardian Gjini KOSOVA- Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka ngritur akuza mbi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka zvarritur në mënyr&...
Armend Zemaj KOSOVA- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, hodhi akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje se kjo ...
Foto ilustruese Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur të dielën se nuk do të marrë më pjesë...