LIVE UPDATES
Bota

"Atmosfera politike para zgjedhjeve në dy lande gjermane"/ DW: Në Berlin kryeson CDU-ja, në Mecklenburg-Vorpommern kryeson AfD-ja

CDU ka mbështetjen më të madhe në Berlin, megjithëse shumica dërrmuese e qytetarëve janë të pakënaqur me koalicionin aktual CDU/SPD.

13 Shtator 2026, 13:15 Nga G.M
"Atmosfera politike para zgjedhjeve në dy lande gjermane"/
Fushata


Vetëm dy javë pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, gjermanët në lindje të vendit përballen me një provë të re zgjedhore: më 20 shtator 2026, qytetarët e Berlinitdhe Mecklenburg-Vorpommern do të zgjedhin parlamente të reja në lande, me një mandat pesëvjeçar.

Në të dy landet, qytetarët që kanë mbushur moshën 16 vjeç kanë të drejtë vote. Në Berlin kjo ndodh për herë të parë në zgjedhjet e landit. Sondazhet tregojnë se situata politike në të dy landet është shumë e ndryshme. Por ato kanë një të përbashkët  - formimi i qeverive të ardhshme në asnjërin prej tyre nuk do të jetë i lehtë.

CDU ka mbështetjen më të madhe në Berlin, megjithëse shumica dërrmuese e qytetarëve janë të pakënaqur me koalicionin aktual CDU/SPD. Në Mecklenburg-Vorpommern, AfD-ja kryeson në sondazhe, por shumica e qytetarëve besojnë se qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga SPD-ja.

Berlin: Cila është renditja?

Në Berlin, kryeqytetin gjerman që ka edhe statusin e landit, zgjedhjet do të mbahen më 20 shtator. Rreth 2.5 milionë votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet për parlamentin e landit.

Sipas sondazhit të fundit të opinionit të BerlinTrend, më shumë se tre të katërtat e të anketuarve (77 përqind) janë të pakënaqur me punën e qeverisë aktuale në land, e cila përbëhet nga CDU dhe SPD, dhe drejtohet nga (CDU).

Sipas të njëjtit sondazh, CDU është partia më e fortë me 21 përqind mbështetje, e ndjekur nga e Majta me 19 përqind. Ndërsa të Gjelbrit dhe AfD-ja janë të barabartë në vendin e tretë me nga 18 përqind secila. SPD ka 11 përqind të votuesve dhe BSW ka katër përqind.

Krahasuar me sondazhin e mëparshëm, AfD është forcuar me dy pikë përqindjeje, ndërsa CDU, të Gjelbrit dhe BSW kanë fituar secila nga një pikë. Në të njëjtën kohë, e Majta ka humbur tre pikë përqindjeje ndërsa SPD-ja ka rënë me një përqind, duke arritur një nivel të ri të ulët midis votuesve.

Çështja kryesore - strehimi

Çështja më e rëndësishme politike për berlinezët mbetet strehimi dhe qiratë e larta, të cilat pothuajse një e treta e të anketuarve i përmendin si një problem kyç. Shqetësimet në lidhje me migracionin, sigurinë dhe krimin po rriten gjithashtu.

Më 20 shtator, berlinezët do të zgjedhin edhe anëtarët e asambleve të 12 komunave të Berlinit. Qytetarët e Bashkimit Evropian gjithashtu kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, kështu që numri i votuesve është më i madh, duke arritur në rreth 2.75 milionë.

Mecklenburg-Vorpommern

Më 20 shtator, qytetarët e Mecklenburg-Vorpommern do të zgjedhin një parlament të ri të landit me seli në Schwerin. Rreth 1.3 milionë qytetarë të këtij shteti në Gjermaninë lindore kanë të drejtë vote.

Që nga viti 2021, landi është qeverisur nga një qeveri koalicioni e SPD-së dhe Partisë së Majtë, e udhëhequr nga Kryeministrja Manuela Schwezig (SPD).

Schwezig, e cila konsiderohet si një nga politikanet më të njohura në Gjermani, drejtoi edhe qeverinë e mëparshme në Schwerin nga viti 2017 deri në vitin 2021 në një koalicion me CDU-në.

AfD më e forta, por SPD ende favorite për qeverisje

Sipas sondazhit të fundit, AfD gëzon mbështetjen e 35 përqind të votuesve, ndërsa Partia Social-Demmokrate SPD mund të llogarisë me 32 përqind të votave. E Majta mbështetet nga 11 përqind e të anketuarve, CDU tetë përqind, të Gjelbrit pesë përqind dhe BSW katër përqind. Për CDU-në, ky është rezultati më i ulët në sondazhe në historinë e këtij landi.

Sondazhet tregojnë se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2021, AfD shënoi rritjen më të madhe. Në të njëjtën kohë, SPD humbi një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes së votuesve të saj krahasuar me rekordin prej pothuajse 40 përqind, të fituar pesë vjet më parë.

Pavarësisht kësaj, sipas një sondazhi të fundit, më shumë se gjysma e të anketuarve (56 përqind) besojnë se SPD duhet të udhëheqë prapë qeverinë e ardhshme të landit, ndërsa 31 përqind e mbështesin AfD-në. Sipas sondazhit aktual, Manuela Schwezig mund të udhëheqë qeverinë edhe për një mandat të tretë, deri në vitin 2031. Kur u pyetën se për kë do të votonin nëse kryeministri do të zgjidhej drejtpërdrejt, 60 përqind e të anketuarve do të votonin Schwezig.

Tema kryesore e fushatës: arsimi

Sipas sondazhit, qytetarët veçojnë arsimin si problemin më të rëndësishëm në land. Ekonomia dhe migrimi janë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa çështja e papunësisë po fiton gjithashtu rëndësi dhe tani është në vendin e katërt në listën e problemeve. Ruajtja e kopshteve falas, e cila është një nga politikat e njohura të qeverisë së landit, zë gjithashtu një vend të rëndësishëm në debatet politike. Këto sondazhe janë kryer para zgjedhjeve në landin Saksoni-Anhalt. Ndaj me interes priten edhe sondazhe të tjera ku do të shihet nëse këto zgjedhje kanë ndikuar në ndryshimin e renditjeve./DW

afd cdu gjermani

Sondazh

Poll

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan

Rama pranon dështimin me qytetarët: Jemi qeveri që nuk kemi dëgjuar e s’kemi komunikuar

Rama për "Revolucionin e Flamingove": Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Rama shpërthen ndaj deklaratave të Berishës: Isha me grua! Krimi i mandatuar nga goja e shthurur

"Nuk kam rrahur por më kanë rrahur"/Rama:Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë,më lanë për të vdekur

Ismaili: Personi që ka nxjerrë këto përgjime, të gjejë guximin dhe të përballet me drejtësinë

"Makina që kryeministri përdor, është me qira"/ Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS

Ibrahimaj: Do të vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

"Subvencionim qiraje për 3 mijë banesa"/ Ibrahimaj: 2 mijë kredi do jenë pa interes

Dosja "Sterilizimi"/ / Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO pas daljes nga arresti shtëpiak

Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallarin/ Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor

U shkarkua nga Rama, flet Lamallari:Po kthehem në shtëpinë time,është kënaqësi të jem në krahun tuaj

Lirimi nga detyra e ministrit të Brendshëm, reagon Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin: “Dorëheqje”

Aktivistja Arvina Lleshi tregon ngjarjen: Dua ta di se kush ma bëri atë denoncim