Dita e 106-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Detaje nga atentati në Mat/ Shënjestra ishte Akil Lleshi, makina e të birit u qëllua me 35 plumba 13 Shtator, 11:53 ...
"U kuturisën të nxirrnin urdhër"/ Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e err&eu...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 106-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Një qytetar ka deklaruar se kryeministri Rama u soll si sulltan në ditën e Çlirimit të Beratit, pasi u tha qytetarëve qepeni gojën, ndërsa kritikoi mënyrën e sjelljes së tij me banorët e Poliçanit. • Qytetari vijoi kritikat edhe ndaj qeverisjes, duke thënë se problemet nuk zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të ministrave. • Aktivisti Mirjan Aliaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme, ku gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë u shpreh se kryeministrit Rama i kanë dalë kundër edhe deputetët e tij. • Ai tha se populli duhet ta rrëzoj kryeministrin Rama nga qeveria, pasi në të kundërtën sipas tij Rama do të shesë vendin tek të huajt. • Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se nga dita e nesërme mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30. • Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Kola i bëri thirrje mërgatës ti bashkohet tubimit, duke theksuar se vendi rrezikon të shpopullohet. • Një qytetar tha se ndyshimi po vjen, duke theksuar se tashmë protestuesit kanë edhe mbështetjen e diasporës. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se kjo është java e mosbindjes civile, duke shtuar se pushteti nuk mund të jetë mbi popullin. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 106-të të revoltës së tyre.
Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. "Shqipëri e Re" “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës./Dosja.al
TIRANA- Një qytetar tha se ndyshimi po vjen, duke theksuar se tashmë protestuesit kanë edhe mbështetjen e diasporës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se kjo është java e mosbindjes civile, duke shtuar se pushteti nuk mund të jetë mbi popullin.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm protestë, por thirrje për drejtësi. Në fund, ai u bëri thirrje policëve të bashkohen me qytetarët.
Qytetari: Diaspora ka ardhur, Shqipëria është zgjuar, bulevardi është mbushur plot shqiptarë. Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcën e policisë apo me frikë e presion. Kjo është java e mosbindjes civile, të tregojmë që pushteti s’mund të jetë mbi popullin. Policë, ju bëj thirrje, dëgjoni zërin tonë dhe mos u bëni mbrojtje e politikës. Kjo nuk është vetëm protestë, por thirrje për drejtësi. Ndryshimi po vjen. Rama, o legen, jep dorëheqje menjëherë./Dosja.al
TIRANA- Profesori Lush Susaj ka dhënë një mesazh për prindërit dhe mësuesit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ai këshilloj mësuesit që tju mësojnë fëmijëve të mos sheshin përballë padrejtësive.
Gjithashtu ai këshilloj prindërit që të shohin kushtet e shkollave, pasi vota e tyre ka rëndësi në të ardhmen. Në fund të fjalimi të tij, ai tha se klasat janë bosh si pasojë e shpopullimit, nuk ka cilësi dhe testimet ndërkombëtare janë propagandë.
Lush Susaj: Nuk kisha bërë plan të flisja, por e mora fjalën për t’i uruar vitin e ri mësimor çdo nxënësi, e sidomos çdo fëmije që fillojnë klasën e parë. Jo vetëm në Shqipëri, por nipërit e mbesat tona e kanë filluar që më 1 shtator në vendet e Europës.
Ju bëj thirrje prindërve të Shqipërisë, shikoni se në çfarë gjendje i keni shkollat nesër nga vota juaj, çdo 4 vjet, për hasmin e kombit tuaj. Shikoni në çfarë gjendje e keni situatën e fëmijëve dhe situatën tuaj ekonomike, vetëm për gafën dhe dëmin që keni bërë çdo katër vjet. Mësoni të shihni interesat e fëmijëve dhe jo interesat e hajdutëve dhe qeverisë së korruptuar.
Me këtë rast, i bëj thirrje mësuesve të përpiqen me njerëzillëk dhe t’ua lehtësojnë vuajtjet ekonomike dhe situatën e fëmijëve, nxënësve, t’u mësojnë edukatën qytetare, patriotizmin, reagimin, punën dhe respektin për punën. T’u mësojnë atdhetarinë dhe kurrë heshtjen. Është shumë i rëndësishëm.
Ne nuk kemi institucion më të lartë se shkollën shqipe, dhe këtë e kanë goditur në mënyrën më katastrofike. Ju lutem të gjithë prindërit e Shqipërisë, ta bojkotojnë propagandën nesër dhe t’u kërkojnë ministrave e të gjithë qeveritarëve që punojnë për depolitizimin e sistemit arsimor.
Lërini dokrrat dhe propagandën, uluni me këmbë në tokë dhe shikoni çfarë keni bërë. I keni klasat bosh, shikoni ku ka rënë cilësia, ku jemi në testimet ndërkombëtare dhe lërini ato propaganda. Jemi larguar në PISA, jemi në vendin 96, kur në 2013 ishim në vendin e 50./Dosja.al
TIRANA- Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se nga dita e nesërme mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Kola i bëri thirrje mërgatës ti bashkohet tubimit, duke theksuar se vendi rrezikon të shpopullohet.
Ai theksoi se në protestën e ditës së sotme ka shumë emigrantë, ndërsa i falenderoj edhe për pjesëmarrjen e tyre.
Arben Kola: Duke nisur nga nesër mblidhemi në shesh në orën 18:30 e më pas marshojmë drejt bulevardit të krimit. Një falënderim i veçantë i mërgatës që sa herë vjen zbukuron protestën dhe rrugët. Sot kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda atdheut. Ftoj mërgatën t’i bashkohen rrëzimit të qeverisë, ndryshe Atdheu ynë do të ngelet pa shqiptarë. Është shumë e rëndësishme të ktheheni, ndryshe do lini nipat e mbesat pa Atdhe. Sot është koha, do të jetë vonë nesër./Dosja.al
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 106-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet "Rama në burg! Berisha në burg!", "Opozitë e shitur".
Qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë. Në një pankartë, protestuesit thonë se Shqipëria nuk është pronë private dhe se taksat janë përgjegjësi e qeverisë.
“106, Shqipëria nuk është pronë private” dhe “Taksat tona, Përgjegjësia juaj” janë disa prej mesazheve që bien në sy gjatë protestës. “U anulua tenderi 50 milionë – u dëgjua ky shesh, por drejtësisë, sado të ikësh, nuk i shpëton lehtë. SPAK, mos ndalo – anulimi s’është dënim, përgjegjësit e dializës duan gjykim!”, shkruhet në pankartë./Dosja.al
TIRANA- Aktivisti Mirjan Aliaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ai u shpreh se kryeministrit Rama i kanë dalë kundër edhe deputetët e tij. Megjithatë ai tha se ato mund ta kenë ndërmarrë këtë veprim edhe për interesat e tyre personale.
Ai e konsideroi këtë si rezultat të presionit nga protestuesit, të cilët vijojnë tubimin për të 106-tën ditë rradhazi. Në fund, ai tha se populli duhet ta rrëzoj kryeministrin Rama nga qeveria, pasi në të kundërtën sipas tij Rama do të shesë vendin tek të huajt.
Aktivisti Mirjan Aliaj: Për 106 ditë, ky sistem që duket i fortë si shkëmb, ky sistem me tipare autoritariste dhe kriminale, ka filluar të plasaritet. Kemi deputetë që janë larguar nga grupi parlamentar. Kemi Mamicën e Skënderbeut, e paimagjinueshmja, Mamica i ka dalë kundër Skënderbeut. Kemi deputetë, veteranë të partisë në pushtet, që i kanë dalë kundër autoritetit drejtues të kësaj partie-shtet dhe kësaj qeverie. Një gjë është e sigurt, pavarësisht se ata mund të mos e kenë sinqerisht këtë luftë kundër autoritetit suprem dhe kundër Edi Ramës, një gjë është e sigurt. Ata kanë marrë zemër dhe ndoshta për interesat e tyre personale janë kundërvënë Edi Ramës.
E kjo është si rezultat i presionit, i asaj pike të ujit që për 106 ditë ka rënë mbi kryeministrin, kryeministrinë dhe mbi qeverinë e tij të korruptuar. Bëj thirrje që ne të mos ndalojmë derisa varka e kësaj qeverie të mbytet totalisht. Unë e shoh këtë rezistencë 106-ditore si një rrugë pa kthim që kemi hyrë. Ose ne do të rrëzojmë Edi Ramën, ose Edi Rama do ta shesë Shqipërinë. Tani, doni që Edi Rama ta shesë Shqipërinë, apo doni që të rezistoni dhe ta rrëzojmë Edi Ramën?/Dosja.al
TIRANA- Një qytetar ka deklaruar në protestën e 106-të kundër qeverisë se kryeministri Rama u soll si sulltan në ditën e Çlirimit të Beratit, pasi u tha qytetarëve qepeni gojën. Gjatë një prononcimi për mediat ai kritikoi mënyrën e sjelljes së tij me banorët e Poliçanit.
Më tej, ai tha se kryeministrit i kanë dalë kundër dhe personat e tij të afërt. Qytetari vijoi kritikat edhe ndaj qeverisjes, duke thënë se problemet nuk zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të ministrave.
Qytetari: Rama sot në ditën e Çlirimit të Beratit u soll si sulltan, u tha qepeni gojën. Ka rënë shteti. Si mund të na udhëheqë një person me kartelë mjekësore. Sado ministra të ndryshojnë, kushdo të jetë në krye të mjekësisë e bën mjekësinë më të pamundur për të pamundurit. Ramës i kanë dalë kundër edhe të tijtë./Dosja.al
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, 106 ditë revoltë kundër klasës politike dhe kundër kryeministrit të vendit Edi Rama. Pas grumbullimit dhe organizimit të protestuesve në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga organizatorët e portestës dhe qytetarët e pranishëm në tubim.
Kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Me thirrjen kryesore “Rama në burg, Berisha në burg”, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhin e tyre për ndryshimin e të gjithë klasës politike në vend. Ndër pankartat dhe brohoritjet në kor, protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta si "Edi Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Shqipëria kërkon revolucion"./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 106-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet më të përsëritura në tubimet e tyre./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 106-të të revoltës qytetare kundër klasës politike. Ditën e shtunë pjesë e tubimit ishte edhe diaspora shqiptare e cila zbriti në shesh për të mbështetur qytetarët shqiptarë.
Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Protesta e cila nisi si fillim si një kundërshtim për një projekt turistik në Zvërnec, rrugës mori përmasa më të mëdha duke shprehur të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve.
Sakaq, ditën e sotme është organizuar një tjetër protestë kombëtare që do të zbresë në shesh përsëri diasporën shqiptare. Si fillim organizimi i protestuesve do të bëhet në sheshin Skënderbej, për të vijuar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë prej 105 ditësh vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja. Protestuesit dolën sërish ditën e shtunë në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas një raportimi të Associated Press, protestat nisën fillimisht kundër një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz, por me kalimin e kohës kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe tubimet janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.
AP e përshkruan protestën si një nga lëvizjet më të gjata të këtij viti në vendin tonë. Pjesëmarrësit vijojnë të mbushin rrugët e Tiranës, ndërsa në protestat e fundit është përfshirë edhe diaspora. Njëkohësisht, edhe media amerikane CBS News i ka dhënë hapësirë protestës në vend duke publikuar pamje nga demonstratat e zhvilluar ditën e shtunë në Tiranë./Dosja.al
TIRANË- Protestat qytetarë në Tiranë të cilat kanë nisur që në fund të muajit maj kundër klasës politike vijojnë ende. Protesta kombëtare e organizuar mbremjen e djeshme, e cila shënonte 105 ditë revoltë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media amerikane, CBS News ka publikuar pamje nga protestea dhe ka bërë një raportim për pjesëmarrjen e diasporës shqiptare.
Protestat e nisura fillimisht si një kundërshtim i një projekti turistik në zonën e Zvërnecit, u shndërruan në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
View this post on Instagram
“Të shtunën, protestuesit dolën në rrugët e Tiranës, në Shqipëri, në kuadër të demonstratave që nisën në fund të muajit maj kundër një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushnerin. Protestat, të cilat hynë në ditën e tyre të 105-të, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan CBS News./Dosja.al