AKTUALITET /

Tritoli në Shkodër, autori u maskua si picajol! Dyshohet mesazh kërcënues për vëllain e mësuesit

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Tritoli në Shkodër, autori u maskua si picajol! Dyshohet mesazh

Shpërthimi me tritol mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës në banesën e Mehdin Bushatit, dyshohet të ketë qenë një mesazh për vëllain e këtij të fundit, Gëzim Bushati, i njohur edhe si Nasser Bushati.

Prej vitesh Nasser Bushati jeton në Gjermani dhe për herë të fundit ka qenë në Shqipëri rreth 3 vite më parë. Në katin e parë të banesës jeton Mehdin Bushati me profesion mësues, ndërsa në kati i dytë i përket vëllait të tij Nasser Bushati i cili rezulton i dënuar më parë në Gjermani e Rumani me 7 vite në total. 

Autori i shpërthimit me tritol ishte maskuar si picajol në momentin që hodhi lëndën plasëse në oborrin e banesës ku ndodhej Mehdin Bushati dhe bashkëshortja e tij. 

Për shkak të problemeve që ai dyshohet se mund të ketë pasur jashtë vendit, policia po heton pistën se lënda plasëse është hedhur për t’i përcjellë një mesazh kërcënues. Dyshohet gjithashtu se personi që kreu sulmin mund të ketë qenë i paguar. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll