POLITIKË /

''U çua shumë i irrituar'', përplasja me Ramën në Poliçan, Egla Ceno: Nuk lejonte asnjë të fliste

Sipas aktores, kryeministri mbajti fjalim të gjatë dhe nuk lejoi askënd të fliste.

Shkruar nga Versus

''U çua shumë i irrituar'', përplasja me

Aktorja Egla Ceno ka folur për mediat duke zbuluar përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar në Poliçan për Reformën Territoriale. Ajo tha se kishte kërkuar të fliste pas një fjalimi të gjatë të kryeministrit i cili sipas saj nuk po dëgjonte asnjë qytetar.

Më tej Ceno rrëfeu se Rama i kishte kërkuar të dilte jashtë dhe kishte ndërprerë mbledhjen. Sipas saj edhe banorët e tjerë i ishin bashkuar dhe kishin dalë jashtë duke braktisur mbledhjen e thirrur nga Rama.

“Ishim një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, folën vetëm 2 prej tyre. Pastaj ndërhyri kryeministri dhe tha: “Ok, ok, se nuk jemi në një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan”, dhe fillon një fjalim që kishte pyetje, kishte përgjigje vetë, kishte djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë.

Kur ishte drejt fundit thashë: “A mund të flasim, a do na dëgjoni?”. Më tha: “Dil jashtë”. “Po mo”, i thashë, “dal edhe jashtë”, por më thanë që kemi ardhur sepse kryeministri do na dëgjojë zërin. “Dil jashtë”, të lutem, i thashë. “Jo, mos m’u drejto kështu.”

U çua shumë i irrituar dhe tha: “Ndërpritet mbledhja derisa të dali zonja jashtë.” Në ato momente, i gjithë komuniteti u bë bashkë me mua dhe dolëm të gjithë jashtë. Nuk pati as provokime nga ana jonë. Unë vetëm i kërkova të na dëgjonte dhe të flisnim”, u shpreh Egla Ceno. Versus.al

Tags:

egla ceno

Poll