AKTUALITET /

''300 mijë € futi tek depozita e gazit'', i shkroi letër anonime kushëririt, autori u zbulua nga gabimet gramatikore

Detajet që Muka kishte dhënë tregonin se e njihte mirë zonën.

Shkruar nga Versus

''300 mijë € futi tek depozita e gazit'', i shkroi

Detaje tronditëse janë zbuluar nga gjobëvënia e zbardhur së fundmi në Vorë ku 56 vjeçari Ardian Muka u arrestua për shkak se i kishte kërkuar kushëririt të tij 300 mijë euro.

Duke u përpjekur që të qëndronte anonim, Muka kishte shkruar një letër kërcënuese për kushëririn e tij, por dialekti i përdorur dhe renditja e kushteve ndaj kushëririt të tij që ka biznes në Itali, e tradhtuan 56 vjeçarin.

Agjentët të cilët studiuan letrën, arritën në përfundimin se ishte shkruar nga një banor i zonës së Gërdecit për shkak se dinte detaje të shumta rreth zonës.

“300 mijë eurot lidhini në një qese dhe vendosi tek depozita e gazit mbas shtëpisë, pastaj do ju shkruaj unë se ku do t’i vendosni sërish”, urdhëronte i dyshuari Muka, në letrën e mbyllur në zarf ku kishte lënë si shenjë paralajmëruese edhe një plumb.

Muka i cili punon si emigrant në Greqi, pranoi se e kishte lënë ai letrën gjobëvënëse dhe se të njëjtën gjë e kishte bërë edhe vitin e kaluar. Të afërmit kishin vendosur që të mos e denonconin letrën e parë duke pritur se çfarë do të ndodhte.

Duke patur dijeni të disa konflikteve të tjera ekonomike, Muka shfrytëzoi pushimet verore dhe shkroi letrën me shkronja kapitale me qëllim që të fshihte gjurmët. Por në atë çfarë shkroi, 56 vjeçari kishte bërë gabime të shumta gramatikore të cilat edhe jepnin ndihmë për zbulimin e tij. Versus.al

Poll