MAGAZINË /

Panik në Besëlidhja–Korabi/ Lorenc Trashi bie pa ndjenja në fushë, transportohet me urgjencë në spital

Ngjarja ndodhi në minutën e 44-t, pa pasur më parë ndonjë përplasje me futbollistët kundërshtarë.

Shkruar nga Versus

Panik në Besëlidhja–Korabi/ Lorenc Trashi bie pa ndjenja në

Momente ankthi u regjistruan këtë të shtunë në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Besëlidhjes dhe Korabit, pasi ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorenc Trashi, u rrëzua papritur në fushën e lojës.

Ngjarja ndodhi në minutën e 44-t, pa pasur më parë ndonjë përplasje me futbollistët kundërshtarë.

Stafet mjekësore ndërhynë menjëherë dhe i dhanë ndihmën e parë, ndërsa Trashi arriti të vinte në vete që në fushë. Më pas, 32-vjeçari u transportua me ambulancë drejt spitalit të Lezhës për kontrolle të mëtejshme.

Sipas Top Channel, trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, ka bërë të ditur se gjendja e Trashit është e mirë dhe se episodi dyshohet se lidhej me një dhimbje të fortë dhe bllokim në stomak. Futbollisti vijon të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Takimi u ndërpre për disa minuta për shkak të incidentit. Në momentin e ndërprerjes, Korabi kryesonte 0-1, me golin e shënuar nga Marku në minutën e 24-t./Versus.al

Poll