AKTUALITET /

Nis protesta e 105-të kundër qeverisë/ Diaspora i bashkohet tubimit në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Shkruar nga Versus

Nis protesta e 105-të kundër qeverisë/ Diaspora i bashkohet

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të shtune protesta e 105-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e qeverisjes, ndërsa kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të 104-t të zhvilluar një ditë më parë, kur pjesëmarrësit marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt Ambasadës së Malit të Zi.

Në përfundim të tij, ata paralajmëruan pjesëmarrje më të madhe për protestën e së shtunës.

Prania e diasporës është një nga elementet kryesore të tubimit të 105-të, me organizatorët që synojnë të bashkojnë në të njëjtën protestë qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe shqiptarët që kanë ardhur nga jashtë vendit./Versus.al

Tags:

proteste

Poll