Live Updates /

Reforma Territoriale, përplasje mes Ramës dhe aktores Egla Ceno, banorët e Poliçanit bojkotojnë takimin

*Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Pushtetin Vendor Ervin Demo zhvilluan një takim në Berat me banorë të Poliçanit sa i takon propozimit të PS për Reformën Territoriale. *Takimi u shoqërua me tensione pasi banorët dhe këshilltarët bashkiakë të Poliçanit bojkotuan mbledhjen pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me aktoren Egla Ceno. *Kjo e fundit tha për mediat se Rama kishte nisur të bënte monolog dhe se nuk linte të tjerët të flisnin. *Njëjtë u shpreh edhe një prej këshilltareve bashkiake të Poliçanit e cila tha se ishin sensibilizuar me aktoren dhe kishin bojkotuar mbledhjen me Ramën. *Nga ana tjetër kryeministri publikoi tjetër video të shkurtër në rrjete sociale nga takimi duke thënë se shkrirja e bashkisë së Poliçanit nuk do të ndryshonte asgjë përveç faktit që nuk do kishte kryebashkiak të zgjedhur.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Pushtetin Vendor Ervin Demo zhvilluan një takim në Berat me banorë të Poliçanit sa i takon propozimit të PS për Reformën Territoriale. *Takimi u shoqërua me tensione pasi banorët dhe këshilltarët bashkiakë të Poliçanit bojkotuan mbledhjen pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me aktoren Egla Ceno. *Kjo e fundit tha për mediat se Rama kishte nisur të bënte monolog dhe se nuk linte të tjerët të flisnin. *Njëjtë u shpreh edhe një prej këshilltareve bashkiake të Poliçanit e cila tha se ishin sensibilizuar me aktoren dhe kishin bojkotuar mbledhjen me Ramën. *Nga ana tjetër kryeministri publikoi tjetër video të shkurtër në rrjete sociale nga takimi duke thënë se shkrirja e bashkisë së Poliçanit nuk do të ndryshonte asgjë përveç faktit që nuk do kishte kryebashkiak të zgjedhur.

4 Postime
3 ORE ME PARE

Takimi me banorët e Poliçanit për "Territorialen", Rama: Ndryshon vetëm fakti që nuk do keni më kryebashkiak

Reforma Territoriale, përplasje mes Ramës dhe aktores Egla Ceno,

Kryeministri Edi Rama publikoi një video të shkurtër nga takimi me banorët e Poliçanit të cilët e bojkotuan mbledhjen pas përplasjes së Ramës me aktoren Egla Ceno.

Në video, Rama shprehet se asgjë nuk ndryshon në rast se Poliçani shkrihet si bashki përveç faktit që nuk do të ketë më kryebashkiak. 

"Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashki. Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund. Përkundrazi, këto nuk ndryshojnë. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë; nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur. Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet, se duhet shtuar. Ti thua distanca? Ça lidhje ka distanca? Ato shërbime që ti merr sot në Poliçan ose në Dimal, do t’i marrësh po aty. Pra, bashki, qytet, njësi administrative. Dhe qyteti Poliçan, qyteti Dimal do të kenë drejtuesin e tyre, do të kenë këshilltarët e tyre në Këshillin Bashkiak të bashkisë Berat, me kuota.

Më thoni dhe një gjë tjetër, komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç, se këto biseda unë i kam dëgjuar “mot a mot” në kohën e reformës 2015; “do na ikë kjo, do na ikë ajo; jo distanca; ohu, sa larg është Poliçani, ne jemi këtu te komuna jonë; sa larg është qendra e Urës, ne jemi te komuna jonë; ne kemi këtë, kemi atë, kemi kryetarin e komunës...

Ndodhi ndonjë gjë e kësaj natyre? A janë sot, a kanë marrë më shumë investime komunat se ç’bënin më përpara apo kanë marrë më pak? Investimet e komunave nga iu erdhën? Nga vetja? Iu erdhën nga bashkimi", tha Rama mes të tjerash duke mos folur për përplasjet brenda takimit. Versus.al

3 ORE ME PARE

Bojkotuan mbledhjen me Ramën, këshilltarja bashkiake e Poliçanit: Nuk i pëlqeu ajo që i thashë

Reforma Territoriale, përplasje mes Ramës dhe aktores Egla Ceno,

Njëra prej këshilltareve bashkiake të Poliçanit foli për mbledhjen e zhvilluar sot me kryeministrin Edi Rama i cili pati një përplasje me aktoren Egla Ceno.

Këshilltarja tha se në momentin kur po i fliste Ramës për Reformën Territoriale, kryeministri e kishte ndërprerë duke i thënë se nuk kishte shkuar të dëgjonte sesa mirë jetohet në Poliçan. Më tej ajo tregoi se pas një monologu të gjatë të Ramës, aktorja Egla Ceno kishte kërkuar fjalën, por kryeministri i kishte kërkuar të dilte jashtë.

‘’Unë u ngrita dhe thashë se kjo reformë nuk duhet të bëhet sepse ka sjellë shpopullim. I thamë se jemi në një bashki që i jep të gjitha shërbimet, atëherë përse po na i largon dhe po na thoni se duhet të shkoni në një bashki të madhe. Kryeministrit sapo mbarova fjalën, mesa duket nuk i pëlqeu kjo dhe tha se nuk kam ardhur t’ju dëgjoj sesa bukur jetoni ju këtu në Poliçan. Dhe më pas filloi një fjalim për 20 minuta. Pas meje e merr fjalën aktorja Egla Ceno dhe shumë qetë tha që unë këtu kam ardhur të na dëgjoni dhe ju po bëni monolog. Kryeministri i tha aktores: pusho dhe dil jashtë. Në këto momente ne u ngritëm dhe bojkotuam mbledhjen të gjithë bashkë në shenjë solidariteti’’- u shpreh këshilltarja bashkiake. Versus.al

4 ORE ME PARE

''U çua shumë i irrituar'', përplasja me Ramën në Poliçan, Egla Ceno: Nuk lejonte asnjë të fliste

Reforma Territoriale, përplasje mes Ramës dhe aktores Egla Ceno,

Aktorja Egla Ceno ka folur për mediat duke zbuluar përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së zhvilluar në Poliçan për Reformën Territoriale. Ajo tha se kishte kërkuar të fliste pas një fjalimi të gjatë të kryeministrit i cili sipas saj nuk po dëgjonte asnjë qytetar.

Më tej Ceno rrëfeu se Rama i kishte kërkuar të dilte jashtë dhe kishte ndërprerë mbledhjen. Sipas saj edhe banorët e tjerë i ishin bashkuar dhe kishin dalë jashtë duke braktisur mbledhjen e thirrur nga Rama.

“Ishim një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, folën vetëm 2 prej tyre. Pastaj ndërhyri kryeministri dhe tha: “Ok, ok, se nuk jemi në një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan”, dhe fillon një fjalim që kishte pyetje, kishte përgjigje vetë, kishte djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë.

Kur ishte drejt fundit thashë: “A mund të flasim, a do na dëgjoni?”. Më tha: “Dil jashtë”. “Po mo”, i thashë, “dal edhe jashtë”, por më thanë që kemi ardhur sepse kryeministri do na dëgjojë zërin. “Dil jashtë”, të lutem, i thashë. “Jo, mos m’u drejto kështu.”

U çua shumë i irrituar dhe tha: “Ndërpritet mbledhja derisa të dali zonja jashtë.” Në ato momente, i gjithë komuniteti u bë bashkë me mua dhe dolëm të gjithë jashtë. Nuk pati as provokime nga ana jonë. Unë vetëm i kërkova të na dëgjonte dhe të flisnim”, u shpreh Egla Ceno. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Qepeni gojën”/ Tensione në takimin e Ramës në Berat, përfaqësuesit e Poliçanit braktisin sallën pas debatit

Reforma Territoriale, përplasje mes Ramës dhe aktores Egla Ceno,

Takimi i kryeministrit Edi Rama në Berat, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, është shoqëruar me tensione dhe debate me përfaqësues të Poliçanit.

Sipas informacioneve të bëra publike, takimi nisi me prezantimin e ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas fjalës së tij, përfaqësues të Poliçanit tentuan të ndërhynin për të paraqitur shqetësimet e tyre.

Situata u tensionua kur, sipas raportimeve, Rama iu drejtua të pranishmëve me fjalët “Qepeni gojën”, deklaratë që shkaktoi reagime dhe përplasje verbale në sallë.

Në debat u përfshinë kryeministri, kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe aktorja Egla Ceno.

Pas përplasjes, përfaqësuesit e ardhur nga Poliçani vendosën të bojkotojnë takimin dhe u larguan nga salla, në shenjë kundërshtimi ndaj mënyrës se si u zhvillua debati./Versus.al

Poll