
Momente frike dhe paniku janë regjistruar në një avion të Turkish Airlines, i cili po udhëtonte nga Stambolli drejt Tunisit, pasi u përball me turbulenca të forta gjatë një stuhie.
Ngjarja ndodhi më 10 shtator, në fazën e fundit të fluturimit, teksa avioni po i afrohej aeroportit Tunis–Carthage.
Pamjet e regjistruara nga pasagjerët tregojnë avionin që lëkundet fort, ndërsa në kabinë dëgjohen britma dhe reagime të frikësuara.
Sipas mediave të huaja, piloti tentoi më shumë se një herë të realizonte uljen, por kushtet e këqija atmosferike e detyruan të ndërpriste manovrat dhe të ngrihej sërish në ajër.
Situata shtoi ankthin e pasagjerëve, ndërsa avioni vijoi të përballej me motin e keq.
Në fund u mor vendimi që fluturimi të devijohej drejt aeroportit Enfidha–Hammamet, ku avioni u ul. Më vonë ai u nis përsëri nga Enfidha dhe mbërriti në Tunis.
Pavarësisht momenteve të frikshme, deri tani nuk raportohet për persona të plagosur rëndë nga incidenti./Versus.al
Strong turbulence on board a Turkish Airlines flight frightened passengers. The plane was shaking violently, and the passengers’ frightened reactions were captured on video.
— NEXTA (@nexta_tv) September 13, 2026
According to available information, the incident did not result in any serious consequences.
Video:… pic.twitter.com/9nrGWYdteL

