POLITIKË /

“Qepeni gojën”/ Tensione në takimin e Ramës në Berat, përfaqësuesit e Poliçanit braktisin sallën pas debatit

Shkruar nga Versus

“Qepeni gojën”/ Tensione në takimin e Ramës në

Takimi i kryeministrit Edi Rama në Berat, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, është shoqëruar me tensione dhe debate me përfaqësues të Poliçanit.

Sipas informacioneve të bëra publike, takimi nisi me prezantimin e ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas fjalës së tij, përfaqësues të Poliçanit tentuan të ndërhynin për të paraqitur shqetësimet e tyre.

Situata u tensionua kur, sipas raportimeve, Rama iu drejtua të pranishmëve me fjalët “Qepeni gojën”, deklaratë që shkaktoi reagime dhe përplasje verbale në sallë.

Në debat u përfshinë kryeministri, kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe aktorja Egla Ceno.

Pas përplasjes, përfaqësuesit e ardhur nga Poliçani vendosën të bojkotojnë takimin dhe u larguan nga salla, në shenjë kundërshtimi ndaj mënyrës se si u zhvillua debati./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll