web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthim në stol? Klubi i njohur tenton Piolin

13 Shtator 2026, 17:36, Sport CNA

Rikthim në stol? Klubi i njohur tenton Piolin

Stefano Pioli mund të rikthehet në stol pas një viti pushim. Trajneri italian është kontaktuar në mënyrë nga Trabzonspori, që po shqyrton mundësinë për ta emëruar në krye të skuadrës në këtë fillim të sezonit. Mes palëve ka pasur kontakte, me klubin turk që po kërkon të kuptojë nëse Pioli është i gatshëm të marrë përsipër detyrën në këtë moment të sezonit.

60-vjeçari prej një viti nuk drejton asnjë skuadër. Eksperienca e fundit në stol ishte me Fiorentinën, periudhë që përfundoi pas një starti të vështirë në Serinë A. Në 10 javët e para të kampionatit, Fiorentina grumbulloi vetëm 4 pikë dhe nuk regjistroi asnjë fitore në kampionat. Në Konferencë Ligë, situata ishte ndryshe, pasi skuadra kishte arritur vetëm fitore.

Tashmë, Pioli ka një tjetër mundësi për t'u rikthyer në drejtim, këtë herë në futbollin turk. Trabzonspori ka nisur sezonin me rezultate larg pritshmërive. Pas pesë javësh në Super Ligë, skuadra ka grumbulluar 7 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit është mundur nga Konyaspori.

Kjo situatë mund të ndikojë edhe në pozicionin e Cimsir. Trajneri turk aktualisht është në detyrë si i përkohshëm, pasi më herët klubi vendosi të shkarkojë Fatih Teken. Rezultatet e javëve të para kanë bërë që drejtuesit të shqyrtojnë mundësinë e një ndryshimi dhe Pioli është një nga emrat që po vlerësohet për këtë rol.

Trabzonspori ishte ndër klubet më aktive në merkaton e verës dhe bëri një lëvizje të rëndësishme me afrimin e Mohamed Salah. 





Lajmet e fundit nga