Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama: Të gjithë të respektojnë Kushtetutën
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me ...

Në prag të festës së Lartësimit të Kryqit, Kryepeshkopi Joan ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për besimtarët mbi kuptimin e Kryqit dhe sakrificës në jetën e përditshme.
Gjatë predikimit, Fortlumturia e Tij vuri theksin te fakti se vështirësitë dhe sprovat e jetës nuk duhen parë si ndëshkim, por si një mundësi shpirtërore shërimi, duke iu referuar edhe paralelizmit biblik të ngritjes së gjarprit të bronzit nga Moisiu në shkretëtirë.
Kryepeshkopi Joan ftoi besimtarët të meditojnë rreth kuptimit të kryqit, duke e integruar atë përmes pendesës, dashurisë dhe faljes në veprimet e përditshme, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe shpëtimit shpirtëror.
"Në vargjet e etërve të kishës, kryqi vazhdimisht është në qendër. Me anë të kryqit erdhi gëzimin botë, themi ne. Si erdhi me anë të kryqit gëzimin në botë? Ne e dimë që kryqi ishte një shenjë e vdekjes, dhe ishte një torturë që përdornin fenikasit për skllevërit, e megjithatë Zoti pikërisht zgjodhi këtë instrument vdekje për ta sjellë instrumentin e jetës tonë, sepse kryqi solli shpëtimin e njerëzve. Ashtu siç Moisiu e ngriti kryqin, ashtu dhe kur Krishti u kryqëzua, madje fjala që përdoret në ungjill, pikërisht kjo gjë është: u ngrit në krye. Solli shpëtimin e gjithsecilit nga ne. Dhe këtë javë kisha na fton ne që të meditojmë rreth kryqit. Çfarë do të thotë kryqi në jetën tonë të përditshme? Të gjithë ne ankohemi kundër kryqit, çdo vështirësi që ndodhi ne ankohemi kundër asaj, çdo gjë që të kemi brenda trupit tonë do ankohemi kundër asaj. Dhe në qoftë se ne nuk e pranojmë këtë gjë, nuk mund të shërohemi dot. Kryqet që na ndodhin ne nuk janë për të na dëmtuar, janë për të na shëruar.
Një shenjt i madh ka thënë këto fjalë: "Në jetë kam gëlltitur shumë gjëra, e duke i gëlltitur u shërova". Bën analogjinë ashtu si njeriu pi një ilaç që e gëlltit, dhe kur thotë kanë gëlltitur shumë gjëra, kishte ndërmend thonte këto fjalë: "Sa herë më kanë thyer, poshtëruar, shpifur kundër meje, më kanë bërë padrejtësira, i kam gëlltitur thotë, e kam pranuar kryqin". E duke e gëlltitur u shërova. Edhe ne nëpërmjet kryqit mund të shërohemi, sa herë i përgjigjemi të keqes me të keqe, shpifjes me shpifje, thashethemeve me thashetheme, ne nuk shërohemi, po bëhemi si ai, i cili ka bërë po të njëjtën gjë kundër nesh. Me anë të kryqit erdhi shpëtimi në botë, thotë vargjet që këndojmë ne vazhdimisht. Sepse kryqi është mjekimi, ne e dimë që destinacioni përfundimtar është ngjallja, por të shkojmë drejt kësaj gjalle duhet të kalojmë nëpërmjet kryqit. Prandaj dhe kryqi është shenja themelore e kishës, rrobat e priftërinjve të gjithë janë me kryqe, gjithë zbukurimet në kishë kudo kemi kryqin, sepse kryqi është vula e Krishtit në kishën tonë, kryqi është energji e perëndisë. Dhe kryqin duhet ta shohim si dashuri e perëndisë për ne. Zoti ka dashuri për gjithsecilin nga ne, por ne shpeshherë nuk e ndjejmë, nuk e ndjejmë se nuk e pranojmë kryqin dhe pas sakrifica ne nuk mund ta kuptojmë dot dashurinë e perëndisë.
Kryqi nuk është një magji që vumë kryqin nga jashtë dhe shpëtuam. Kryqi vërtet është brenda zemrës tonë, kur ne kryqëzojmë gjithçka të keqe që kemi, ligësitë, mendimet e këqija, pasionet e çrregulluara që ka çdo njeri, inatet, mërirat e gjithçka tjetër. Ky është mjekimi që jepet nëpërmjet kryqit, kur ne e pranojmë atë. Asnjë nuk mund të shpëtojë dot pa bërë sakrifica të mëdha, pa mundim, nuk mund të ketë dot fitim. Prandaj dhe kryqi është kaq i rëndësishëm në jetën e çdo të krishteri, por që ta bëjmë kryqin që të ketë efekt tek ne, duhet ta pranojmë. Ju tregon shpeshherë njerëzve një krahasim: i them njerëzit mund të besojnë në kryq, por nëse nuk e praktikojnë në jetën e përditshme, nuk do ketë dobi ky besim. Njerëzit mund të besojnë në perëndinë, por nëse nuk e praktikojnë mësimin e tij në jetën e përditshme, nuk do ketë dobi ky mësim, ashtu si antibiotikët. Njerëzit mund të besojnë tek ato, por nëse janë sëmurë e nuk e marrin në trupin e tyre antibiotikun, nuk do shërohen. E njëjta gjë është edhe për ne. Ungjilli është një libër i shenjtë, dhe një libër shumë i rëndësishëm, por ne duhet ta zbardhojmë në jetën tonë të përditshme.
Le t'i lutemi Zotit që të na japë mençuri, që ta kuptojmë kryqin, dhe jo vetëm ta kuptojmë, edhe ta pranojmë në jetën tonë, dhe ajo do kthehet në të mirën tonë. Prandaj dhe shën Pavli shkruan dhe thotë te fjala tek letra e romanëve: "Çdo gjë bashkëvepron për të mirë për ata që e duan perëndinë". Nëse ne do e duam perëndinë, e do e marrim kryqin me dëshirë, kryqi do kthehet në instrumentin tonë të jetës, e do shërojë çdo gjë të dëmtuar që është brenda trupit edhe shpirtit tonë. Kjo është arsyeja përse kisha ndalon kaq gjatë për kryqin. Do flasim sot, do flasim përsëri nesër që është lartësimi i kryqit, dhe përsëri do ndalemi te kryqi dhe të dielën që do vijë. Sepse kryqi është qendra e jetës krishterë, kryqi është mjeti që solli ngjalljen, e kryqi është mjeti që solli shërimin tonë”, u shpreh Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me ...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës s...
Pas Fish City në Labinot-Fushë të Elbasanit, hartës së Shq...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet s...
Vijon protesta e 105-të kundër qeverisë. Një pjesë e prote...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për marrjen...
Në kryeqytet mbahet protesta e 105 kundër qeverisë dhe ku ...
Ka nisur protesta e 105 kundër qeverisë ku kërkohet dorëhe...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka folur d...
Diaspora ka mbërritur në kryeqytet për të marrë pjesë në p...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur më...
Në qendrën e ekspozitave RAI në Amsterdam të Holandës ka n...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë d...
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë rapo...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë në Vlorë...
Kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh mbështetjeje n...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...