Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta?/ TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi se konkurrentët e tyre në rajon, si pasojë e varësisë së madhe nga inputet e importuara, mbështetjes së ulët financiare nga shteti, mungesës së fuqisë punëtore dhe dobësive në infrastrukturën bujqësore.
Kombinimi i këtyre faktorëve e bën prodhimin vendas më të shtrenjtë dhe dobëson konkurrueshmërinë e tij përballë produkteve që vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), fermerët e vegjël në rajon, veçanërisht ata në Shqipëri, shpenzojnë mesatarisht rreth 28% të vlerës së përgjithshme të prodhimit vetëm për blerjen e farërave, plehrave kimike dhe pesticideve.
Pjesa më e madhe e këtyre inputeve sigurohet nga importi, ndaj kostot e fermerëve ndikohen drejtpërdrejt nga çmimet ndërkombëtare, kursi i këmbimit dhe shpenzimet e transportit.
Për fermat e vogla, të cilat dominojnë strukturën e bujqësisë shqiptare, mundësitë për të blerë me shumicë dhe për të negociuar çmime më të favorshme janë të kufizuara.
Një nga arsyet kryesore që e vendos bujqësinë shqiptare në pozita më të pafavorshme është niveli i ulët i subvencioneve të drejtpërdrejta.
Të dhënat e raportuara ndër vite tregojnë se vendet e tjera të rajonit kanë dhënë mesatarisht mbi 53 euro mbështetje direkte për hektar, ndërsa në Shqipëri, kjo mbështetje është llogaritur historikisht në rreth 3 euro për hektar.
Diferenca është afërsisht 18 herë. Ky hendek do të thotë se fermeri shqiptar duhet të përballojë nga të ardhurat e veta një pjesë shumë më të madhe të kostove.
Në vendet fqinje, subvencionet mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për inputet, karburantin, mekanikën bujqësore ose investimet, duke mundësuar që produkti të dalë në treg me çmim më konkurrues.
Për pasojë, produktet shqiptare përballen me konkurrencë jo vetëm nga prodhimi i Bashkimit Europian, por edhe nga mallrat bujqësore të vendeve të rajonit që kanë politika më të qëndrueshme mbështetëse.
Kostove të drejtpërdrejta u shtohen edhe humbjet që burojnë nga ndryshimet klimatike, thatësirat dhe infrastruktura e pamjaftueshme e ujitjes.
Raporti i FAO-s mbi gjendjen e ushqimit dhe bujqësisë evidenton se kostot e fshehura të sistemit bujqësor, ku përfshihen dëmet mjedisore dhe humbjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, rëndojnë më shumë mbi vendet me të ardhura dhe kapacitete investuese më të kufizuara.
Në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mungesa e sistemeve moderne të ujitjes e rrit varësinë e prodhimit nga kushtet atmosferike.
Një sezon i thatë mund të ulë ndjeshëm rendimentin, ndërsa shpenzimet për punimin e tokës, farërat, plehrat dhe pesticidet mbeten të njëjta. Kjo e rrit më tej koston për njësi prodhimi dhe rrezikun financiar të fermerit.
Një tjetër presion i fortë vjen nga mungesa e fuqisë punëtore. Emigrimi dhe largimi i popullsisë nga zonat rurale kanë reduktuar numrin e punëtorëve të disponueshëm në bujqësi.
Mungesa është veçanërisht e ndjeshme gjatë periudhave të mbjelljes dhe vjeljes, kur kërkesa për punëtorë rritet brenda një kohe të shkurtër. Fermerët detyrohen të ofrojnë paga ditore më të larta, ndërsa në shumë raste, prodhimi nuk mblidhet në kohë ose një pjesë e tij mbetet në parcela.
Varësia nga inputet e importuara, subvencionet shumë më të ulëta se në vendet fqinje, rendimentet e kufizuara, problemet me ujitjen dhe shtrenjtimi i fuqisë punëtore po krijojnë një barrë të shumëfishtë për bujqësinë shqiptare.
Pa një rritje të mbështetjes dhe investimeve që ulin koston për njësi, fermerët vendas rrezikojnë të humbasin më tej terren përballë importeve dhe prodhuesve të subvencionuar të rajonit. /MONITOR
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...
Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër ni...
Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 78.6 lekë dhe...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka zbritur sot për herë...
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dyt...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë nj...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 78.7 lekë dhe...
Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti të enjten normat e in...
Remitancat po vijojnë të rriten, të nxitura edhe nga vala ...
Qeveria parashikon të krijojë të një fond të veçantë për p...
Tregu i punës po shfaq shenja ngadalësimi, me shkallën e p...
Rritjet më të forta të pagave po zhvendosen drejt zanateve...
Pavarësisht një rezultati në total pozitiv, disa objektiva...
Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit ma...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 78.2 lekë dhe ...
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien edhe në dhjetëdi...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka hapur rrugë vijimit të ...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...