Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe nga ajo ditë e deri më sot, janë me qindra shkrime e me mijëra raportime për të gjitha veprimet dhe qëndrimet që ka mbajtur kryebashkiaku i arrestuar nga SPAK-u, në luftë kundër drejtësisë.
Themi luftë kundër drejtësisë jo thjesht për shkak të shkrimeve apo raportimeve që u bënë në media në atë kohë kur dolën përgjimet, të sulmeve që iu bënë gjyqtarit Erion Bani, sulmet që iu bënë gjyqtarit Engert Pëllumbi, prokurorit Ols Dado, apo sulmeve që i janë bërë SPAK-ut, të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të bëra publikisht edhe nga kryeministri, kur qante me lot së bashku me Klotilda Bushkën, se kjo e fundit nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur dhe si do t'u thoshte njerëzve, kur në fakt kishte prishur prova penale.
Prova të cilat, në rast se SPAK-u do të kishte ndërhyrë te telefoni i Ina Goxhajt, sot kushedi, ato 60 mijë faqet e fakteve dhe 13 akuzave ndoshta mund të ishin 100 mijë.
Gjykata e Lartë nuk duhet ta lirojë kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës sepse do të krijonte një precedent të rëndë, ku një njeri që nuk do të gjykohet, mund të dalë nga burgu. Dhe për këtë ka fakte.
Së pari, Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të një viti më parë, por në korrik të të njëjtit vit i është çuar dosja në gjykatë. Pra, në korrik të vitit 2025, Erion Veliaj është çuar për t'u gjykuar.
Dhe gënjejnë mediat e tij apo propagandistët, lobistët dhe avokatët, të cilët thonë se nuk ka përfunduar hetimi apo se mbahet në burg padrejtësisht.
Jo, Erion Veliaj nuk mbahet në burg padrejtësisht, por mbahet sepse ka vendim të të gjitha niveleve të gjykatave, përfshi këtu dhe vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila në fakt nuk ka thënë "lironi Erion Veliajn", se po të donte e lironte në çast dhe e çonte në shtëpi. Por ka thënë "arsyetoni pse duhet të rrijë në burg".
Erion Veliaj është në burg sepse prishte provat, mund të ndotë procesin, mund të intimidojë dëshmitarët. Erion Veliaj është në burg sepse mban detyrën e kryetarit të bashkisë dhe po të kthehet në zyrë, procesi mund të shkatërrohet. Nuk është në burg për “sport”. Mjaftonte që Erion Veliaj të kishte dhënë dorëheqjen dhe gjithçka ishte e zgjidhur, sepse prokurorët dhe gjyqtarët nuk e mbanin dot në burg; është funksioni që e mban, sepse ai dëmton procesin.
Nga ana tjetër, si mundet që një gjykatë, qoftë kjo Gjykata e Lartë apo Kushtetuese, ta lirojë Erion Veliajn, i cili është precedenti më skandaloz?
Nga korriku i 2025-ës, siç e theksuam më lart, deri në shtator 2026, Erion Veliaj nuk pranon të gjykohet. Për këdo që e kundërshton dhe është pro Erion Veliajt, mund të thotë dikush: si mundet një Gjykatë e Lartë të lirojë dikë që nuk shkon në gjykatë?
Erion Veliaj mund të shkonte në gjykatë, të gjykohej, të merrte pafajësinë, ose të kundërshtonte faktet dhe provat që kanë çuar prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, t'i bënte “copash”, dhe sot gjyqi mund të kishte përfunduar.
Por ka më shumë se 14 muaj që Erion Veliaj refuzon të gjykohet. Nuk shkon në gjykatë. Gjen 1001 makinacione, për të mos folur për propagandën dhe për mashtrimet, me gjithë budallallëqet e fundit që do të shkojë në Strasburg pa përfunduar hapat në nivelet e drejtësisë shqiptare. Apo me avokatë të huaj që provokojnë drejtësinë, të cilët nuk i njeh ligji shqiptar, sidomos kur janë britanikë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi avokatët duhet të jenë nga BE-ja.
Gjykata e Lartë do të krijontë një precedent që, siç e ka Erioni, mund të ndodhë me të gjithë të tjerët: shtyjmë gjyqet, heqim një avokat, vjen një avokat tjetër, vjen një studio ligjore, vendoset një avokat kryesisht, ikën dhe ai, pastaj vjen një tjetër. Në fund vjen një Plarent Ndrecë, e shtyn sa e shtyn, merret me ca praktika kushtetuese, kthen ca vendime dhe në finale del nga burgu.
Ku është lufta me korrupsionin këtu? Ku është drejtësia e cila vendos mbi palët? Si mundet që Gjykata e Lartë ta nxjerrë nga qelia Erion Veliajn kur ndaj tij rëndojnë 13 akuza të rënda penale, ka dëshmitarë, dhe procesi gjyqësor mund të hidhet në erë? Si mund ta nxjerrë Erion Veliajn, kur ai në 14 muaj mund të ishte përballur me drejtësinë, dëshmitarët, provat, faktet, dhe në fund të dënohej ose të kishte dalë i pafajshëm, se askush nuk e paragjykon?
Katërmbëdhjetë muaj ti nuk shkon të gjykohesh, dhe pse duhet të të nxjerrë Gjykata e Lartë ty? Që ti të shkosh në zyrë?
Po pse duhet të shkojë në zyrë Erion Veliaj? Për çfarë arsye? Që të udhëheqë Tiranën?
Ndërkohë, sipas të dhënave që disponohen nga CNA, Erion Veliaj në të paktën 500 ditë gjatë mandatit të tij nuk ka qenë në zyrë ose ka kryer rreth 140 fluturime. Ai që thotë se do të kthehet në zyrë që të drejtojë Tiranën, edhe në kohën kur nuk ndodhej në qeli, nuk është paraqitur.
Në 500 ditë, pra në gjysmën e kohës, Erion Veliaj nuk ka qenë fare në Tiranë. Si rrjedhojë, Tirana është drejtuar nga drejtorët ose nënkryetarët e bashkisë.
Pra, teza që ai thotë se duhet të rikthehet në detyrë që të drejtojë kryeqytetin, bie poshtë.
Gjysmën e kohës nuk ka qenë në Tiranë dhe tani prej 14 muajsh nuk pranon të gjykohet.
Ky është Erion Veliaj.
Ky individ që nuk pranon të gjykohet në GJKKO me 60 mijë faqe dokumente e prova, në gjyqin e tij në Gjykatën Kushtetuese shkonte menjëherë. Për më tepër, hapte edhe çështje administrative ndaj prokurorit Ols Dado, ndërsa gjatë gjysmës së kohës së detyrës ka qëndruar nëpër udhëtime, që kërkon të dalë i lirë pa u gjykuar, e ka emrin Erion Veliaj.
Si mundet gjykata ta lirojë dhe ta kthejë në zyrë njeriun që nuk ka shkuar në zyrë? Dhe si mund ta lirojë Gjykata e Lartë njeriun që prej 14 muajsh nuk pranon të përballet me drejtësinë dhe të gjykohet?
Është ndoshta i vetmi rast, apo nga të rrallat raste, që s'pranon të gjykohet dhe i shtyn pafundësisht proceset.
Ky moralist, që ka emrin Erion Veliaj, që kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë dhe ka mbytur me shkrime, propagandë dhe mashtrime të gjithë dynjanë. Që nga shtesa e lejes që ka kërkuar Ols Dado, të cilën ende nuk ia ka dhënë CNA-së, tek fshehja e sipërfaqeve të reklamave të dhëna nga Bashkia e Tiranës në qendër të kryeqytetit, apo tek fshehja që kërkon t'i bëjë dokumenteve të udhëtimeve zyrtare./CNA
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cil...
Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që ...
Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond...
Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...
Kjo është një nga ato situata ku propaganda bëhet aq e...
Protesta në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e ...
Edi Rama doli publikisht në mbështetje të Erion Veliajt dh...
Deri ku mund të arrijë çmenduria në këtë vend? Pyetja nuk ...
Mediat, kryesisht ato të pushtetit, të paguara me paratë e...
Të gjithë mbajmë mend një detaj nga historia politike e Sh...
Çështja që shtrohet më datë 15 shtator nuk është më vetëm ...
Opinioni publik dhe mediat në Shqipëri janë shumë të inter...
Pak ditë më parë, në një pasdite të nxehtë vere, vizitova ...
Dje është arrestuar nga forcat operacionale të Policisë së...
Lajmi kryesor në medie dje në mbrëmje nuk ishte si çdo dit...
Shqipëria, për shkak të rrethanave që vijnë nga disa drejt...
Një parti politike nuk ripërtërihet thjesht duke ndryshuar...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...