web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshen 15 persona në Athinë dhe plagoset 1 shtetas, një shqiptar në pranga

13 Shtator 2026, 16:32, Kronika CNA

Përleshen 15 persona në Athinë dhe plagoset 1 shtetas, një

Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas një përleshjeje midis afërsisht 15 personave, e cila ndodhi në zonën e Kypselit.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ndodhi rreth në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon.

Gjatë përleshjes, një shtetas indian 40-vjeçar u plagos nga një objekt i mprehtë në stomak dhe kofshë, dhe u transportua me ambulancë në spitalin "Kryqi i Kuq".

Dy grekë, të moshës 26 dhe 30 vjeç, si dhe një shtetas shqiptar 36-vjeçar, u arrestuan në lidhje me rastin, dhe kundër tyre u ngrit një padi për dëmtim të rrezikshëm trupor në bashkëpunim.





Lajmet e fundit nga