web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Risi në sulm për Kombëtaren, Maran me mungesa të shumta

13 Shtator 2026, 16:45, Sport CNA

Risi në sulm për Kombëtaren, Maran me mungesa të shumta

Sabah Kerjota pritet të jetë një nga risitë e trajnerit Ronaldo Maran në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi 25-vjeçar, që luan me Heart në kampionatin skocez, ka nisur sezonin me 1 gol dhe 3 asiste në të gjitha kompeticionet. Kerjota aktivizohet si sulmues në krahun e djathtë dhe spikat në duelet një kundër një.

Maran po përgatit listën e parë zyrtare në krye të Kombëtares, ndërsa zgjedhjet e tij ndikohen edhe nga dëmtimet dhe mungesa e minutave te disa lojtarë. Tomas Strakosha është i dëmtuar në dorë, ndërsa Arlind Ajeti pritet të mungojë për shkak të problemeve në shpatull. Marash Kumbulla gjithashtu pritet të mos jetë në listë, pasi nuk ka luajtur ende këtë sezon me Rayo Vallecano për shkak të një dëmtimi.

Në dyshim është edhe Juljan Shehu, i cili ka humbur ndeshjet e fundit me Vidzev Lodzin dhe po vijon rikuperimin në Shqipëri. Shehu shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bjellorusisë më 26 shtator.





Lajmet e fundit nga