“Kjo është java e mosbindjes civile”. Ky ishte mesazhi i një prej qytetarëve që mori fjalën gjatë protestës së sotme përballë Kryeministrisë.
Ai deklaroi se pjesëmarrja e qytetarëve dhe ardhja e shqiptarëve nga diaspora tregojnë se protesta po merr mbështetje dhe nuk mund të ndalet përmes “frikës dhe presionit”.
Qytetari u bëri apel edhe efektivëve të policisë që të mos bëhen “mbrojtje e politikës”, por të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve.
Gjithashtu, protestuesi e cilësoi tubimin një “thirrje për drejtësi” dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Diaspora ka ardhur, Shqipëria është zgjuar, bulevardi është mbushur plot shqiptarë. Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcën e policisë apo me frikë e presion. Kjo është java e mosbindjes civile, të tregojmë që pushteti s’mund të jetë mbi popullin.
Policë ju bëj thirrje, dëgjoni zërin tonë dhe mos u bëni mbrojtje e politikës. Kjo nuk është vetëm protestë, por thirrje për drejtësi. Ndryshimi po vjen, Rama o legen jep dorëheqje menjëherë”, tha ai.













